Albspirit

Media/News/Publishing

Postierët refuzojnë që të dorëzojnë postën në këtë shtëpi, për shkak të maces.

 

Sa herë që postieri fut diçka në kutinë postare të këtij çifti nëBritani, Bella, macja e tyre e sulmon me agresivitet duke i çjerrur gishtat.

Mund të duket diçka pa rëndësi, por postierët nuk e mendojnë kështu, pasi ata refuzojnë të çojnë postën në këtë banesë.

 

Vetë pronarët, Matthew Sampson dhe Laura Lowe thonë se kafsha e tyre nuk ka sulmuar më parë njeri, por për një arsye të panjohur, ajo nuk e pëlqen postierin në fjalë.

Çifti ka marrë një letër nga zyra postare ku shkruhej: “Po ju shkruaj për t’ju thënë se kemi hasur vështirësi në dorëzimin e postës në adresën tuaj për shkak të veprimeve të maces që ndodhet në banesën tuaj”.

Please follow and like us: