Princesha blu dhe rozë, publikohen katër foto të saj para ditëlindjes
Më e vogla e familjes mbretërore në Britaninë e Madhe, Princesha Charlotte, feston nesër ditëlindjen e saj të parë.
Një ditë para 1 vjetorit të lindjes, Pallati Mbretëror në Angli ka publikuar katër foto të saj, të cilat janë realizuar nga vetë nëna e saj, Dukesha e Kembrixhit, Kate.
Në katër fotot ajo vjen e mrekullueshme. Në të parën ajo shfaqet si një modele e vërtetë.
E veshur me një fustan dhe triko rozë dhe në flokë një fjongo me të njëjtën ngjyrë, Princesha Charlotte shikon mendueshëm dhe duket e qetë dhe e lumtur, ndoshta për shkak se nëna e saj ndodhet pas aparatit fotografik.
Me të njëjtën veshje, Charlotte shfaqet në foton e dytë në një lëndinë duke shtyrë karrocën e saj të mbushur me kuba me shkronja.
Fotografia e tretë vjen me të njëjtën veshje, por me ndryshim ngjyrash.
Fustani blu i kombinuar me trikon e bardhë dhe fjongon blu në flokë i japin dritë.
E ulur në një karrige prej druri, vihet re ngjashmëri befasuese e Sharlote me vëllanë e madh, Xhorxh.
Në foton e fundit ajo shfaqet e mbështetur në një karrige.
Pallati Mbretëror i publikoi mëngjesin e sotëm fotot në llogarinë e tyre në Tëitter me mbishkrimin: “Duka dhe Dukesha janë të kënaqur të ndajnë këto fotografi të reja të Princeshës Charlotte. Dukesha i realizoi këto foto të vajzës së saj në prill në shtëpinë e tyre në Norfolk”.
Për herë të parë, opinioni publik u njoh me Princeshën Charlotte në ditën e saj të lindjes, 2 maj 2015.
Por familja mbretërore ka qenë diskrete dhe e rezervuar lidhur me ekspozimin e saj në publik.
Fotot e fundit të Princeshës së vogël ishin për pagëzimin e saj, po në 2015.