Albspirit

Media/News/Publishing

Artan Hoxha: Kujdes! Deputetë, kriminelë e gazetarë në lokalet e Bllokut

Artan Hoxha: Kujdes! Deputetë, kriminelë e gazetarë në lokalet e Bllokut

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka deklaruar se në lokalet e zonës së Bllokut qëndrojnë në të njëjtin vend deputetë, kriminelë e gazetarë, ndërsa ka apeluar që të bëhet kujdes në zonën e përmendur. I ftuar në rubrikën “Opinion” në “News24”, gazetari Hoxha tha se zona e ish-bllokut shihet si një oaz qetësie për personazhet e botës së krimit, pasi është vend i kontrolluar dhe nuk përbën rrezik për ta. “Unë e shmang Bllokun sa më shumë të kem mundësi. Pse unë bëj thirrje që të bëhët kujdes në Bllok. Herën e fundit kam qenë të enjten, në një lokal në qendër të Bllokut. Kam parë personazhe të botës së krimit që qarkullonin qetësisht aty, të shoqëruar nga dy tre persona, automjete me xhama të errët, automjete luksoze. Blloku është parë si një oaz qetësie për personazhe me precedentë penalë, apo personazhe të botës së krimit. Me një kolegun tonë na kanë ftuar të shkojmë në një lokal në bllok. Në momentin që kam hyrë në sallonin e atij bari kam këmbëngulur që të mos hyja aty, brenda kishte deputetë, gazetarë dhe personazhe të botës së krimit që mbase ata i dinë si biznesmenë. Kam qenë me kolegun tim, që dje ka qenë në të njëjtën ngjarje që për fat të mirë ka shpëtuar”. deklaroi Hoxha. (citynews)

Please follow and like us: