FB publikon raportin e transparencës: Maqedonia me 49 kërkesa për 40 llogari
Rrjeti social më i madh në botë, Facebook, përballet gjithmonë e më shumë me kërkesa nga agjencitë federale në lidhje me të dhënat e përdoruesve në rrjetin social, njofton RTVM2.
Raporti i fundit i transparencës, i realizuar nga Facebook, tregon se kërkesat e qeverive janë rritur me 13% në gjysmën e dytë të vitit 2015. Kompania ka marrë mbi 46 mijë kërkesa për të dhënat e përdoruesve gjatë gjashtë muajve të dytë të vitit 2015, krahasuar me rreth 41 mijë kërkesa që ka marrë në gjysmën e parë të vitit 2015. Këtu përfshihen mesazhet, adresat IP dhe informacionet rreth llogarisë së përdoruesve. Nga organet në Maqedoni, Facebook ka pranuar 49 kërkesa të cilat lidhen me të dhënat e 40 llogarive në rrjetin social. Në raportin e kaluar kishte pesë kërkesa me të dhënat e tetë llogarive. Sikurse bëjnë me dije zyrtarë të Facebookut këto informacione lidhen kryesisht me hetime për raste kriminale. Rrjeti social Facebook bashkëpunon me të gjitha shtetet që kërkojnë informacione zyrtare, duke u mundësuar atyre të dhëna për persona ose organizata që shkelin ligjet lokale, transmeton Portalb.