Fëmija lind me 16 gishta në duar dhe 15 në këmbë
Prindërit e një djali të vogël, të lindur me 31 gishta – 15 në duar e 16 në këmbë – kanë bërë thirrje për ndihmë.
Vogëlushi i quajtur, Hong Hong lindi në Kinë tre muaj më parë me një formë ekstreme polidaktilsmi, (defekt gjenetik).
Gjendja karakterizohet nga gishtërinj të tepërt në duar apo në këmbë, dhe në rastin e Hong Hong, në duart e tij mungojnë gishtat e mëdhenj.
Djali është lindur nga dy prindër emigrantë nga fshati Zhongping në provincën Hunan. Babai i tij Zoi Chenglin, tha se gruaja e tij ka patur të njëjtin problem gjenetik.
“Gruaja ime ka një gisht tepër në duar dhe në këmbë kështu që ishim të shqetësuar se fëmija ynë do kishte të njëjtin fat. Por pasi kemi shkuar në tre spitale të mëdhenj në Shenxhen, doktorët nuk gjetën asnjë defekt te djali jonë gjatë skanimeve”,- shprehet ai për Mirror.
Të shokuar nga gjendja e tij, dhe në pamundësi për të mbledhur 10, 600 deri në 53 mijë paund, shuma që varjon operacioni për të kuruar polidaktilsmin, prindërit kanë bërë thirrje për ndihmë.
Një ndërhyrje e tillë mund t’i japë djalit një mundësi për të patur një fëmijëri normale.