Albspirit

Media/News/Publishing

Galeri, perandori ilir që njohu të krishterët në Perandorinë Romake

Më 30 prill të vitit 311 Perandori ilir Galeriusi (Galeri) njeh ligjërisht të krishterët në Perandorinë Romake. Edhe pse kishte qenë kundërshtar i ashpër i krishterimit, Galeriusi i dha fund persekutimit të tyre duke shpallur dekretin e tolerancës.

Historianët thonë se arsyeja e këtij ndryshimi ishte sepse atë vit Galerius u sëmurë rëndë, dhe u frikësua se sëmundja ishte hakmarrja e Zotit të të krishterëve.

Sapo u emërua Çezar u nis në frontin e Danubit dhe gjatë viteve 294 deri në 295 korri fitore të mëdha mbi gotët. Në dy vitet që pasuan shpartalloi ushtritë e sarmantëve dhe markomanëve. Me këtë rast ndërtoi një fortesë në Aquincum (Budapesti i sotëm). Pjesa veriore e Panonisë së Poshtme u be provincë e re dhe u quajt Galeria Valeria, sipas emrit të gruas së tij.

Kur persianët pushtuan provincën romake të Mesopotamisë, Galeri marshoi nëpër Armeni dhe i rrethoi, duke arritur që të pushtojë dhe kryeqytetin e tyre Ctesiphon.

Ai imitoi Aleksandrin e Madh në betejën që zhvilloi në Narsë, duke mbajtur qëndrim miqësor ndaj familjes së mbretit persian Darius dhe duke marrë në mbrojtje fëmijët dhe gratë e qytetit. Me marrëveshjen e paqes që u nënshkrua, Mesopotamia e zmadhuar me territoret rreth Tigrit u rinjoh si provincë perandorake. Gjatë qëndrimit në fronin e Çezarit, Galeri e ndërtoi kryeqytetin e vet në Selanik, një vend strategjik ne rrugën Egnatia, që lidhte Romën me provincat e Azisë. Me ngjitjen në rangun e Augustit, ai u detyrua të shkonte në Nikomedi, në vend të Dioklecianit.

Perandori Galerius, vdiq më 311 dhe u pasua në fron nga nipi i tij Maximinus Daia.

Please follow and like us: