Albspirit

Media/News/Publishing

KE: Liberalizimi i vizave i pashmangshëm, Kosova ka plotësuar kushtet

KE: Liberalizimi i vizave i pashmangshëm, Kosova ka plotësuar kushtet

Kosova përfundimisht ka plotësuar të gjitha rekomandimet që Komisioni Evropian i kishte parashtruar në mënyrë që të fitojë liberalizimin e vizave.

Kështu ka thënë zyrtarja për informim Mina Andreeva, për zëri.info.

Madje sipas saj, vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën tashmë është i pashmangshëm. “Vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën tashmë është i pashmangshëm”, ka thënë Andreeva për zëri.info, duke shtuar. “Rekomandimet e nevojshme që ka pasur Kosova tashmë janë plotësuar”, ka shtuar ajo. Megjithatë mbetet ende pikëpyetjet nëse Kosova do të jetë pjesë e agjendës së ditës së mërkurë, kur ky komision pritet që të jap rekomandimin pozitivë për liberalizimin e vizave. Sipas Andreevas, agjenda përfundimtare e Komisioni Evropian do të konfirmohet vetëm nesër në mesditë. “Agjenda e kolegjit për të mërkurën do të konfirmohet nesër në mesditë”, ka thënë Andreeva.

Please follow and like us: