Albspirit

Media/News/Publishing

Kerry në Gjenevë për fillimin e bisedimeve të paqes për Sirinë

Kerry shpreson në arritjen e marrëveshjes për rivendosjen e armëpushimit në Siri.

Kerry ndodhet në Gjenevë për fillimin e bisedimeve të paqes për Sirinë

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ndodhet në Gjenevë të Zvicrës ku do të vazhdojnë negociatat për paqe në Siri.

Kerry, i cili u vë në veprim pas rritjes së sulmeve ajrore të regjimit sirian dhe Rusisë ndaj Halepit, tha se shpreson se gjatë këtyre dy ditëve të ardhshme të arrihet në progres për rivendosjen e armëpushimit në Siri.

“Këto janë orët kritike. Ne kemi nevojë për bashkëpunimin e Rusisë. Presim që regjimi të dëgjoj Rusinë për rivendosjen e armëpushimit”, – ka thënë Kerry.

Gjatë javës së kaluar nën garancën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë u nënshkrua marrëveshja e “Regjimit të heshtur”.

Mirëpo Moska doli kundër përfshirjes në armëpushim të Halepit, ku vetëm javën e kaluar janë vrarë mbi 250 civilë në këtë.

Ndërkohë bëhet e ditur se u protestua sulmi i avionëve luftarak rus të ndërmarr në natën e 27 prillit ndaj një spitali që ndodhet në lagjen Sukeri të Halepit i cili është nën kontrollin e opozitarëve.

Një grup i mjekëve, punonjësve të shëndetësisë, ekipet e mbrojtjes civile dhe populli organizuan protesta për sulmet e Rusisë dhe regjimit para godinës së rrënuar të spitalit.

Në anën tjetër një protestë tjetër për sulmet në fjalë u organizua edhe në kryeqytetin Aman të Jordanisë.

Protestuesit u mblodhën para përfaqësisë së OKB-së në Aman dhe dënuan ashpër sulmet të cilat kanë si objektiv banorët e Halepit.

Please follow and like us: