Kongresi amerikan nderon Mrika Krasniqin: Gruaja e vitit 2016
Krasniqi për ATSH-në: “Çmimin ia kushtoj të gjitha grave pa dallim”
Mrika Krasniqi është nderuar me çmimin “Gruaja e Vitit 2016” nga Kongresi Amerikan për punën e saj ndërkombëtare në fushën e artit, kulturës dhe biznesit. Me kërkesë nga Senatori i Nju Jorkut, Senator Charles E. Schumer, në Kongresin Amerikan ngrihet flamuri Amerikan për nder të Mrika Krasniqit, si një grua fymëzuese, dhe figurë e shquar e cila ka krijuar marëdhënie shumëpalëshe nëpërmjet artit dhe biznesit mes Amerikës, Kosovës, Shqipëri-se, Maqedonise dhe Italisë.
“Për çdo vlerësim që marr ndjej privilegjv dhe shumë përgjëgjësi”, i tha Mrika Krasniqi ATSH-së ,e pyetur si ndihej për këtë vlerësim.
“Është privilegj që puna jote profesionale vlerësohet, dhe përgjegjësi që duhet vazhduar të punosh më shumë që të meritosh çdo titull që mban. “Çmimin ia dedikoj të gjitha grave pa dallim, që sakrifikojnë veten e tyre për ta vënë në shërbim të një kauze të caktuar, dhe që i tejkalon interesat personale”, tha ajo, e pyetur se kujt ja dedikonte këtë çmim.
Realizuese e një sërë dokumentarësh e veprash me nje rezultante suksesi dhe me shume çmime ndërkombëtare , ajo është sot ideatore dhe organizatore e Albanian Week Film Festival” në Nju Jork. 100 filma janë shfaqur në edicionin e parë më 2012 në 100 vjetorin e Pamvarësisë së Shqipërisë ,sikunder ky aktivitet ka vijuar dhe ne edicionet e tjera te zhvillohet me sukses të plotë.
Filmat u shfaqen në tri kinema amerikane dhe u bë një jehonë e madhe. Një regjisor nga Shqipëria i pat thënë: “vetëm një e çmëndur mund ta bëjë këtë”. Por Mrika Krasniqi e bëri bashkë me njerëzit e saj të cilët i qëndruan pranë. Artistja e njohur ka kompaninë e saj të produksionit “Nil Production” me seli në Prishtinë dhe Nju Jork. Në Prishtinë ka ekipin e saj që punon prej dhjetë vjetësh. Së bashku kanë realizuar filma, seriale, dokumentare. Kanë mësuar bashkë, kanë gabuar bashkë, kanë humbur e fituar bashkë dhe nuk jane dorëzuar kurrë. Kanë punuar gjithë farë punësh për të mbijetuar, reklama, spote, fushata, programe dhe organizime nga më të ndryshmet por gjithmonë kanë mbajtur njëri-tjetrin.
Kur e pyet për imazhin e gruas sot, Mrika Krasniqi të thotë, se gruaja shqiptare duhet të punojë më shumë në ngritjen e imazhit të saj . “Nuk është e lehtë …as për mua nuk ishte e lehtë …, thjesht, unë guxova të gaboj…!!!” thotë ajo.
Në intervistën dhënë për librin “Zonjat shqiptare në Nju Jork”, Mrika Krasniqi thotë se nuk jeton vetëm në Nju Jork, se për të duket argëtuese fakti se udhëton në botë duke takuar njerëz të ndryshëm, por jo gjithmonë punët janë aq argëtuese. Ajo thotë se metropolet e mëdha ofrojnë mundësi të mëdha, por kërkojnë punë dhe energji maksimale, për të mos thënë kolosale.
Në shkurt të vitit të kaluar artistja shqiptare Mrika Krasniqi, u nderua me çmimin “Best Human Artist 2015” nga Komiteti Europian i Artistave Hebrej në Paris, Francë. Një nga veprat më të fundit të realizuar nga Mrika Krasniqit është dokumentari “You are not alone”, i cili i kushtohet fëmijëve me sindromin down.