Albspirit

Media/News/Publishing

Muri kinez, një sfidë për historinë

 

Muri Kinez i cili çdo vit vizitohet nga miliona turistë vendas dhe të huaj, me historinë e tij mbi dy mijë vjeçare për vizitorët është si një udhëtim në histori.

Muri Kinez, një sfidë për historinë

Muri Kinez i cili është një prej shtatë mrekullive të botës në të njëjtën kohë njihet edhe si muri më i gjatë mbrojtës në botë. Mbetjet e murit fillojnë në bregdetin e Gjirit Po Hay. Muri drejtohet në perëndim duke kaluar nga veriu i Pekinit dhe ndan në mes lumin Huang-Ho duke u shtrirë në jug perëndim, dhe vazhdon më tej nga jugu i shkretëtirës Gobi duke u drejtuar në perëndim.

Vizitohet nga miliona turistë vendas dhe të huaj, ku pjesët e tij që janë të hapura për vizitorët në periudha të caktuara janë restauruar dhe forcuar me masa të sigurisë. Pjesa Badaling e Murit Kinez për shkak të afërsisë me Pekinin tregohet si pjesa që vizitohet më shumë nga turistët. Gjithashtu edhe pjesa e murit në Mutianyu është po aq e bukur dhe me rrugë më të lehta për të mbërritur.

Ashtu siç mendohet muri ka një strukturë të përbërë jo vetëm prej tullave, por ka pjesë vende-vende edhe prej dërrasave dhe prej guri.

Në përgjithësi lartësia e murit është 4-6 metra, trashësia në bazë 7 metra dhe trashësia lart afërsisht 6 metra. Mbi pjesët e trasha të murit mund të kalojnë kuaj dhe automjete. Në çdo 200 metra ndodhet një kullë vrojtimi, ndërsa mbi këtë mur gjithashtu gjenden edhe tempuj.

Please follow and like us: