Odessa përkujton tragjedinë e 2 majit 2014
Odessa, qytet prorus në jug të Ukrainës përkujton sot tragjedinë e 2 majit 2014, ndërsa 48 persona, pjesa më e madhe prorusë mbetën të vrarë në një ndërtesë të mbuluar nga flakët pas konfrontimeve të dhunshme me përkrahësit e Kievit.
Rreth 200 persona u mblodhën në afërsi të sheshit “Koulikove Pole”, ku 42 militantë prorusë u vranë të asfiksuar nga monoksidi i karbonit si dhe në përpjekje për të shpëtuar duke u hedhur nga ndërtesa e Sindikatës mbuluar nga flakët. Disa orë më parë, gjashtë persona të tjerë u vranë gjatë konfrontimeve të dhunshme midis prorusëve dhe proukrainasve. Mëngjesin e së nesërmes, Sheshi “Koulikove Pole” u rrethua nga forca të shumta të policisë për uljen e tensioneve.
Please follow and like us: