Albspirit

Media/News/Publishing

Pavarësia e Kosovës brenda arkitektures së Shqipërise Etnike

Në prag të 10 vjetorit të Pavarësis së Kosovës, mbarë Kombi Shqiptar të jetë më i bashkuar e i konsoliduar si Komb në Ballkan.

Deri të dita kur është Pavarësuar Kosova është një Përpjekje mbarëkombëtar i gjithë Shqipëtarëve si brenda trojeve etnike edhe në mërgatë.

Vetëm Dëshmoret kanë përmbyll misioni për Lirinë e Kombit Shqiptar.

Prandaj Pavarësia e Kosovës duhet konsideruar si një hap drejt Shqipëris Etnike në koordinim të ngushtë me Amerikën dhe NATO, në “Shqiptarë!

Kosova për ne nuk është një tokë e huaj që duam të pushtojmë, por gjysma e kombit dhe duhet ta mbrojmë. Kombi ynë është një nga më të vjetrit në Ballkan dhe n’Evropë.

Ekzistencen e sotshme të tij e ka paguar nëpër shekuj me një derdhje gjaku që kapërcen çdo masë e çdo përfytyrim. ju ka qëndruar me trimëri të gjitha invadimeve gjatë historisë.

Çdo shqiptar i çfardo ideje politike qoftë, duhet të mendojë për Kosovën, duhet ta thotë një fjalë për Kosovën, duhet të bëjë diç për Kosovën.

Kosova është gjysma e jonë. Duhet t’a dimë, shqiptare se jeta e jonë, e ardhmja e jonë si popull e si komb, do të varen nga vullneti, puna dhe organizim i ynë”. (Prof. Abaz Ermenji Kryetar i Komitetit Kombëtar -Demokrat “Shqipnija e Lirë” Fjalim në Kongresin e parë Botrore Chicago 24-25 Nëntor 1973).

Gjithë Kombi Shqiptar të festoje me Plisin e Bardhë në Kokë , në 10 vjetorin e Pavarësis së Kosovës.

Të punojmë të gjithë që sa ma shpejtë ta Bëjmë Shqipërin Etnike dhe mbarë Kombi Shqiptarë të jetë i Lirë.

Me konsiderat Prof. Hyzri Salihu
Koordinator i FBKSH së Shqipëri Etnike -Mërgatë

Please follow and like us: