Raporti i gjashtë i transparencës së Facebook: Shqipëria dhe Kosova me numrin më të vogël të kërkesave në rajon
Raporti i gjashtë i transparencës së Facebook: Shqipëria dhe Kosova me numrin më të vogël të kërkesave në rajon
Raporti i gjashtë i transparencës së Facebook zbulon se kërkesat nga agjensitë qeveritare për informacion kanë shënuar rritje globalisht. Në një njoftim për shtyp, rrjeti social bëri të ditur se kërkesat qeveritare janë rritur me 13% ose saktësisht nga 41,214 në gjysmën e parë të 201-tën në 46,763 në gjysmën e dytë të 2015-tës. Gjithashtu numri i përmbajtjeve që shkelnin ligjet lokale shënuan rritje me 20,568 krahasuar me gjysmën e parë të 2015-tës në 55,827. Raportet e transparencës së Facebook konsistojnë në ofrimin e informacionit për kërkesat qeveritare dhe numrin e përmbajtjeve që shkelin ligjet lokale. Por çfarë flet raporti i gjashtë i transparencës për Shqipërinë dhe Kosovën? Gjatë gjysmës së dytë të 2015-tës, kishte një rënie të kërkesave nga ana e autoriteteve Shqiptare në vetëm 5 kërkesa ku janë prekur në total 15 llogari përdoruesisht. Ju kujtojmë se në raportin e kaluar kishte 8 kërkesa për informacion ku janë prekur në total 14 llogari përdoruesish.