Zbulohen rreth një ylli tre planete në madhësinë e Tokës që mund të kenë jetë
Tre planete “potencialisht të banueshëm” janë zbuluar në orbitën e një ylli të vogël, duke ofruar për herë të parë mundësinë “për të gjetur gjurmë kimike të jetës jashtë sistemit tonë diellor”, sipas studiuesve.
Rëndësia e zbulimit është se janë “planetë të ngjashëm në madhësi me Tokën, potencialisht të banueshme dhe të favorshme për studime të detajuara atmosferike me teknologjinë aktuale”, tha për AFP Michael Gillon e Universitetit te Liege në Belgjikë, bashkë-autor i një studimi të botuar të hënën në revistën britanike Nature.
Please follow and like us: