Zjarri shkatërron Kishën Ortodokse Serbe në Nju Jork
Një katedrale ortodokse serbe është shkatërruar nga zjarri dje në Manhattan të Nju Jorkut, vetëm disa orë pasi besimtarët festuan aty Pashkët. Zjarri në Kishën serbe të Shën Savës nisi para orës 7 të pasditës së djeshme (sipas kohës lokale atje). Si pasojë, kulmi i kishës së vjetër u shkatërrua krejtësisht, dhe zjarrfikësit për orë të tëra u munduan ta fiknin zjarrin. Kisha Ortodokse Serbe bleu atë ndërtesë në Nju Jork në vitin 1943 dhe ndërtesa njihet si pikë referimi që nga viti 1968. Zyrtarët e qytetit të Nju Jorkut thanë se incidenti ka shkaktuar një humbje të madhe për komunitetin dhe kanë bërë thirrje për hetim të plotë të shkaqeve të nisjes së zjarrit.
Please follow and like us: