Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasada Amerikane uron Kosovën për pranim në UEFA


Ilustrim

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ambasada Amerikane në Prishtinë ka uruar Republikën e Kosovës për pranim në Federatën Evropiane të Futbollit, UEFA.

Në këtë postim të Ambasadës, citohet edhe një pjesë e fjalimit të këshilltarit ligjor të UEFA-s, gjatë zhvillimit të punimeve të Kongresit të 40-të të këtij mekanizmi, që u mbajt sot në Budapest.

“Kombet e Bashkuara nuk kanë kompetencë që t’i njohin shtetet, por shtetet i njohin shtetet. Nëse nuk je vend anëtar i OKB-së, kjo nuk do të thotë se nuk je shtet. Katër kriteret për të qenë një shtet janë njohja e një territori, popullate, qeverie dhe aftësia për të arritur marrëveshje me të tjerët. Anëtarët e Kongresit do të vendosin vetë nëse Kosova e meriton të pranohet në UEFA”.

Ky arsyetim erdhi pas disa kundërshtimeve lidhur me anëtarësimin e Kosovës në UEFA.

Please follow and like us: