Banka Qendrore shpërndan 1 miliardë dollar për gazetarë pro qeveritarë
Skandali në Hungari, Banka Qendrore shpërndan 1 miliardë dollar për gazetarë pro qeveritare.
Në të gjitha vendet e botës, politikanët “flirtojnë” me gazetarët dhe anasjelltas, por rasti i Hungarisë duket se është më flagranti. Banka Qendrore në vend ka shpërndarë rreth 1 miliardë dollarë në formë donacionesh për gazetarët por qeverisë. Paratë janë shpërndarë përmes një rrjeti fondacionesh të krijuara. Banka është vendosur në mënyrë të drejtpërdrejt në shërbim të qeverisë dhe aleatëve të saj. Financimet kanë nisur që prej vitit 2014 në 6 fondacione të ngritura, në shumë totale 1 miliardë dollarë. Shuma është e lartë për vendin, pasi GDP-ja e saj është 125 miliardë $ vitin e kaluar. Më konkretisht, banka ka dhënë grante për një botues të krahut të djathtë për të botuar libra apo për të paguar gazetarë pro qeverisë. Skandali thonë ekspertët, ka dëmtuar rëndë imazhin e bankës dhe pavarësisë së saj.