Biznesmeni që i dha 600 mijë lekë gjyqtarit Hoxha u plagos në atentat
Personi në foto është Dritan Jazexhiu, biznesmeni 48 –vjeçar që u arrestua pasi i dha gjyqtarit Ibrahim Hoxha 600 mijë lekë për ta favorizuar në një proces gjyqësor për një çështje pronësie. Emri i tij është i njohur për policinë. Më 11 shtator të vitit 2014 ai mbeti i plagosur në një atentat në rrugën “5 Maji”, në Tiranë. Në drejtim të biznesmenit u qëllua me breshëri automatike nga një automjet në lëvizje. Ai gjendjej pranë dyqanit të tij. Policia gjeti 16 gëzhoja në vendin e ngjarjes. Sipas policisë, plagosja ndodhi për shkak të një konflikti për pronësinë me disa familjarë të tij.
Please follow and like us: