Albspirit

Media/News/Publishing

Burri nuk vishte mbathje…divorcet më të çuditshme

Angli, divorcohet dhe rimartohet pas 57 vitesh
Dashuria e vërtetë nuk përfundon kurrë, por kjo është historia e Elsie dhe Leslie Harper, një çift simpatik, nga Driffield, një fshat i vogël në Yorkshire. Të martuar për herë të parë në vitin 1941, u ndanë në 1954, duke vazhduar jetën e tyre me partnerë të ndryshëm. Por afër viteve ‘90, u gjenden të dy vetëm të ndarë nga partnerët e tyre. Z. Harper, gjeti guximin për të rivendosur rilidhjen me ish gruan e tij: “Diçka në kokën time më thoshte se duhet të ritakoja Elsie-n”, thotë z.Harper. Shumë shpejt vendosëm të martoheshin pas 57 vitesh që nga martesa e parë. Këtë herë është shumë më mirë, qeshim çdo ditë dhe jemi mirë”. Një dashuri që nuk njeh kohë.

SHBA, sytë katër nga videolojrat
Vetëm lojra? Kujdes sepse videolojrat fshehin edhe rreziqe. Një ushtar amerikan që shërben në Irak, ka zbuluar tradhëtinë e gruas falë lojës “Nintendo Wii”. Pas kthimit nga misioni një vjeçar ne Irak, i vënë në dijeni nga miqtë, ushtari ka zbuluar se në gjirin e shtëpisë ishte një tjetër mashkull, profili i një lojtari që i përngjante shumë njeriut të dyshuar si i dashuri i gruas së tij. Duke kontrolluar kronologjinë e ndeshjeve, marinsi ka zbuluar të gjitha netët që mysafiri kishte kaluar duke luajtur “bowling” së bashku me gruan e tij. Nuk është e qartë nëse të dy kanë bërë “strike”, por gruaja thotë se i ka dhënë vetëm një puthje të vogël.

Kinë, ndarja për shkak të tortave të shumta
Një burre i ka kërkuar divorcin gruas së tij, duke u justifikuar me faktin se ishte i lodhur me tortat që ajo i përgatiste me shumë dashuri. Cheng Yu, fillimisht tha se të gjitha këto ëmbëlsira në fillim ishin një kënaqësi, por tani vetëm fjala “ëmbëlsirë” i ngrinte qimet përpjetë. Sipas tij, gruaja e detyronte të hante një ëmbëlsirë në cdo vakt, “Torta me vezë, fruta dhe çokollatë, nuk i duroj dot më!”. 31 vjeçari nga Pekini ka kërcënuar gruan e tij 27 vjeçare, që do të divorcohen për këtë shkak, nëse nuk do të pushonte së përgatituri torta.

Itali, merr të ëmën në muaj mjalti
Nena është gjithmonë nënë, sidomos për italianët. Por kur transformohet në vjehrrë, mund të bëhet motiv i grindjeve dhe diskutimeve. Mariana, e sapomartuar, nuk ka gjetur vetëm burrin dhe valixhet në aeroport, por edhe vjehrrën. Pasi mbërritën në Paris, gruaja e nevrikosur, ka urdhëruar burrin e saj të kthejë të ëmën në shtëpi, por kjo e fundit nuk pranoi të heqë dorë nga pushimet franceze, duke nxjerrë justifikime shëndetësore. Pas tre javë udhëtimi në France, 36 vjeçarja e sapomartuar, ka kërkuar divorc nga i shoqi, për shkak të afrimitetit të tepruar nga ky i fundit me të ëmën.

Egjipt, divorci nëpërmjet SMS
Kini kujdes ndaj mesazheve që dërgoni. Një grua nga Kajro, pas një zënke, kishte refuzuar t’i përgjigjet të shoqit, një zyrtar egjiptian në detyrë. Por reagimi i burrit ishte i papritur: thjesht një mesazh i shkurtër “Dua divorcin, kështu mëson t’u përgjigjesh telefonatave të mia!”. Megjithatë, pas pajtimit, burri e ka përdorur përsëri kërcënimin e divorcit nëpërmjet sms, derisa ja ka shprehur edhe me zë. Për ligjin islamik, është shume e thjeshtë për burrin që të kërkoje divorcin, mjafton t’i thuash gruas “Inti talaq” (jemi të divorcuar) tre herë, dhe kjo është e barabartë me fundin e martesës. Pas dy mesazheve dhe një sqarimi ballë për ballë, tashme nuk është e qartë nëse martesa është akoma e vlefshme. Autoritetet fetare pohojnë se divorci, është i efektshëm në sytë e Zotit, por gjykata ende duhet të vendosë se sms-të mund të konsiderohen të vlefshëm.

SHBA, ai 84 vjeç, ajo 22 vjeç, por nuk arrin të kape ritmin e tij
Nuk është diçka e rrallë që një manjat i pasur të martohet me një grua të re, por qe ajo është e detyruar të paraqesë kërkesën për divorc sepse nuk mund të ndjekë ritmin e tij, ky po që përbën lajm. Kristin Georgi, 22 vjeç, një bjondinë e re, tërheqëse në kohën kur është martuar me Joe Hardy, ndoshta shpresonte të gjente luksin dhe qetësinë. Po shumë shpejt, ka kuptuar, se nuk mund të kapte ritmin e bashkëshortit të moshuar, gjithmonë në udhëtim, nga një qytet në tjetrin, me avionin privat të tij, i cili e kishte të pamundur të qëndronte më shumë se një ditë në një vend. Ndërsa ajo mendoi divorcin si zgjidhjen më të përshtatshme.

Rumani, burri nuk vesh të brendshme
Një grua 24 vjeçare rumune, i ka kërkuar divorcin burrit të saj, sepse ky i fundit refuzonte të vishte të brendshmet. Emese Nagy, i ka rezistuar vetëm një vit martesës me Tamas. Përpara se të martohej, nuk dyshonte se burri i ardhshëm e përbuzte thellë idenë e veshjes së mbathjeve. Në fillim kjo gjë nuk i jepte shumë bezdi, por problemet filluan kur kuptoi që gratë e tjera, të vetëdijshme për zakonin e çuditshëm të burrit, e shikonin me sy të zgurdulluar. Para gjykatës, Tamas Nagy, tha se, e donte gruan e tij, por që nuk mund t’i vishte dot kurrë të brendshmet, edhe nëse kjo mund të jetë shkaku i divorcit të tyre.

Nigeri, kryen nevojat e tij në tenxhere
Një grua nigeriane, i ka paraqitur kërkesën për divorc burrit të saj, duke e akuzuar se ky kryente nevojat e tij në enët e gatimit. Oluwakele Ogundele tha para gjykatës, se i shoqi ishte një pijanec, që në kulmin e dehjes, harronte çdo rregull edukate dhe bënte nevojat e tij në enët e kuzhinës. Zonja Ogundele, përveç se nuk e do më të shoqin është ankuar se puna e larjes së enëve është bërë edhe më e padurueshme.

Rusi, divorci për një bast
Andrei Karpov di Murmansk, pasi kishte mbaruar të gjitha paratë në një loje pokeri, i’u ka ofruar kundërshtarëve, gruan e tij për të qëndruar në lojë, por e ka humbur edhe atë. Kundërshtari Sergey Brodov, ka bërë të ditur fitoren e tij, por lajmi nuk u prit mirë nga Tatiana, gruaja e prekur nga kjo ngjarje, vendosi të lërë burrin e saj dhe të filloje një lidhje të re, pikërisht me kundërshtarin Brodov, i cili tashmë është bërë burri i saj.

Gjermani, gruaja tepër e zjarrtë
Një burrë i dëshpëruar me origjinë turke, por rezident në Gjermani, ka kërkuar ndihmën e policisë, për t’u mbrojtur nga gruaja e pangopur. Burri tha se, ishte i detyruar të flinte në divan për t’i shpëtuar dëshirave për seks të gruas së re. Tani, mesa duket, burri ka vendosur përfundimisht të ndahet dhe të zhduket nga shtëpia, me shpresë se do të gjejë pak qetësi dhe të shkojë në punë me më shumë fuqi

Please follow and like us: