Dalja e Britanisë nga BE rrezikon ekonominë europiane
Bashkimi Evropian ka paralajmëruar sot se pasiguria lidhur me referendumin britanik rreth anëtarësisë së këtij vendi në bllokun evropian në qershor paraqet një rrezik “të konsiderueshëm” në pikëpamjet e ekonomisë evropiane.
“Rreziqet që lidhen me zhvillimet e brendshme në BE mbesin të konsiderueshme, siç është pasiguria e referendumit të Britanisë së Madhe për dalje nga BE-ja”, thuhet në parashikimin ekonomik për pranverëtë BE-së.
Kjo çështje gjithashtu paraqet rrezik edhe për ekonominë e Britanisë së Madhe.
Britania e Madhe voton më 23 qershor në një referendum që do të përcaktojë nëse ajo do të mbetet anëtare e BE-së, apo do të dalë nga blloku prej 28 vendeve anëtare.
BE ka ulur parashikimet e saj për ekonominë britanike, duke thënë se “rritja parashihet që të ngadalësohet në vitet 2017 dhe 2017.
Sipas parashikimeve, rritja vjetore e ekonomisë britanike do të jetë 1.8 për qind në vitin 2016 dhe 1.9 për qind në vitin 2017, krahasuar me parashikimet e mëhershme të muajit shkurt, ku thuhej se rritja për të dyja vitet do të ishte 2.1 për qind.