Albspirit

Media/News/Publishing

Eliza Dushku lobon për liberalizimin e vizave për Kosovën

 

Kosova pritet që shumë shpejt të marrë rekomandimin për liberalizmin e vizave, pasi që nesër Komisioni Europian do t’i japë dritën e gjelbër këtij procesi të gjatë. Dhe për t’i ndihmuar këtij procesi është angazhuar edhe aktorja e famshme e Hollivudit Eliza Dushku e cila ka publikuar një peticion online në Facebook, në të cilin mund të bëhet votimi se: Cili nga vendet e mëposhtme duhet të marrë liberalizimin e vizave për të hyrë në zonën Shengen?, transmeton Indeksonline. Në këtë listë ekziston mundësia e votimit për liberalizimin e vizave për Kosovën, e këtë përkrahje e ka dhënë edhe aktorja kështu duke thënë “Votoni Kosovën”, mënyrë kjo shumë e mirë për të ndihmuar edhe më shumë liberalizimin e vizave për zonën Shengen.

Please follow and like us: