Fëmijët më të zgjuar në histori
Në moshën kur shumica prej nesh luanin me ushqimin, disa fëmijë rreth globit mësonin gjuhë të ndërlikuara dhe studionin fusha që ne kurrë nuk i kishim dëgjuar. Shumë prej këtyre fëmijëve vazhduan duke bërë gjëra të mëdha. Të tjerë ishin të gjymtuar nga paqëndrueshmëria emocionale. Nga Mozart që kompozoi që në moshën 6-vjeçare, tek kampioni i shahut Bobi Fisher, terroristi “Unabomber”, e deri tek inxhinier 3-vjeçar. Ja cilët janë dhjetë fëmijët më të jashtëzakonshëm të të gjitha kohërave.
Wolfgang Amadeus Mozart, kompozitori gjashtëvjeçar
Në moshën trevjeçare, Wolfgang Mozart mund të luante në harpë dhe në moshën 6-vjeçare ai shkroi kompozimin e tij të parë muzikor. Kjo u pasua nga simfonia e tij e parë në moshën tetë vjeç dhe opera në moshën 12-vjeçare. Talentet muzikore të kompozitorit legjendar u zbuluan menjëherë pas lindjes së tij, në Salzburg, Austria në 1756. Si një pesëvjeçar, Mozart luante me piano në Universitetin e Salzburgut dhe në gjykatën perandorake në Vjenë vitin e ardhshëm. Në moshën 14-vjeçare, ai u zhvendos në Itali për t’u bërë një kompozitor opere. Ai vdiq në moshën 35-vjeçare duke lënë pas më shumë se 600 vepra.
William Rowan Hamilton, poliglot në moshën pesëvjeçare
I lindur në Dublin, Irlandë në 1805, William Rowan Hamilton tregoi aftësitë e tij intelektuale në moshë të re, duke folur perfekt latinisht, greqisht dhe hebraisht me moshën pesëvjeçare. Matematicieni i ardhshëm dinte 13 gjuhë të ndryshme, duke përfshirë sanskritisht, persisht, italisht, arabisht, gjuhën siriane dhe një dialekt indian. Në moshën 15-vjeçare, Hamilton gjeti gabime ndërsa studionte veprat e matematicienit francez Pierre-Simon. Ai u emërua profesor i Astronomisë, Drejtor i Observatorit Dunsink dhe astronom në Mbretërinë e Irlandës, ndërsa ishte ende duke studiuar në universitet. Kontributet e tij më të mëdha përfshinin një teori të dinamikës dhe kuaternionit, një metodë e përdorur për hapësirën tre-dimensionale në matematikë. Ai u cilësua si matematicieni i madh i Irlandës në 1835 dhe vdiq në vitin 1865.
Pablo Picasso, artisti më i madh i shekullit të 20
I lindur në Spanjë në 1881, Pablo Picasso zhvilloi aftësitë e tij, duke prodhuar copa komplekse me mbështetjen e babait të tij artist. Në moshën 15-vjeçare, piktura e tij më e madhe në vaj u shfaq në Barcelonë. Një vit më pas, piktura e tij “Shkencë dhe Bamirësi” fitoi një medalje të artë në Malaga dhe u nderua në një ekspozitë kombëtare për artet e bukura në Madrid. Interesi i tij në artin modern përfundimisht shkaktoi një çarje mes tij dhe prindërve. Në fillim të shekullit të 20-të, Picasso bashkëthemeloi lëvizjen e kubizmit. Teknika dhe stili i tij ndryshuan shpesh gjatë jetës së tij. Artisti vdiq në Francë në vitin 1973.
William James Sidis, njeriu më zgjuar i cili ka jetuar ndonjëherë
Nga mosha 2-vjeçare, Sidis lexonte New York Times dhe shtypte letra në një makinë shkrimi në anglisht dhe frëngjisht. Në moshën 8-vjeçare, William James Sidis provoi dhuntitë e tij në matematikë duke krijuar një tabelë të re logaritmi bazuar në numrin 12 dhe dha një leksion në Universitetin e Harvardit një vit më vonë. Ai është pranuar në Harvard në moshën 9-vjeçare, por universiteti nuk e lejoi të ndiqte leksione për shkak të “pamaturisë emocionale”. Ai e vazhdoi shkollën në Tufts, derisa Harvard më në fund e lejoi kur mbushi 11-vjeç. Fëmija gjeni vendosi rekordin botëror si personi më i ri që regjistrohet në një universitet prestigjioz në moshën 11-vjeçare dhe u diplomua pesë vjet më vonë. Sidis është konsideruar të jetë njeriu më i zgjuar i cili ka jetuar ndonjëherë, me një IQ të llogaritur prej 250-300. Gazetarët e ndiqnin kudo, dhe ai përfundimisht u bë një i vetmuar, i cili lëvizte nga një qytet në tjetrin nën emra të ndryshëm, për të shmangur qendrën e vëmendjes. Ai vdiq në moshën 46- vjeçare nga një goditje në tru.
Robert James Fischer, lojtari më i madh i shahut
Në moshën 14-vjeçare, Robert “Bobby” Fischer fitoi Kampionatin Botëror në shah duke u bërë fituesi më i ri i titullit. Në atë vit, ai tërhoqi vëmendjen e botës në lojën e shekullit. Ai theu tjetër rekord një vit më pas, ku u bë Mjeshtri më i ri ndërkombëtar i të gjitha kohërave. Në vitin 1972, ai u bë lojtari më i lartë i vlerësuar në histori me një vlerësim prej 2785 pikësh. Në vitin 1992, ai luajti një ndeshje kundër një rivali të vjetër në Jugosllavi dhe shkeli një sanksion të Kombeve të Bashkuara. Fischer iu shmang autoriteteve për 12 vitet e ardhshme deri në kapjen e tij në Japoni në vitin 2004. Ai u lirua përfundimisht në 2005 dhe iu dha shtetësia islandeze. Gjatë gjithë karrierës së tij të shahut, ai vendosi rekorde të tjera, duke përfshirë edhe duke mposhtur dy kundërshtarë në një çerekfinale dhe gjysmëfinale për kampionatin botëror me rezultate identike. Fischer vdiq në Islandë në vitin 2008.
Theodore Kaczynski, i diplomuari i Harvardit u kthye në Unabomber
Theodore Kaczynski, i njohur nga shumica si “Unabomber” (ky ishte emri që i dha FBI pasi Kaczynski nisi një seri bombardimesh kundër shkencëtareve dhe drejtuesve në biznes që me aktivitetet e tyre ndotnin ambientin) nisi karrierën e tij duke u pranuar në Universitetin e Harvardit në moshën 16-vjeçare. Ai më vonë fitoi një doktoraturë në matematikë nga Universiteti i Miçiganit ku teza e tij ishte aq komplekse, saqë profesorët e tij në atë kohë nuk ishin në gjendje ta kuptojnë atë. Në moshën 25-vjeçare, Kaczynski u bë profesor i ri në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley, por dha dorëheqjen dy vjet më vonë pasi u zhvendos në me prindërit e tij dhe në fund, në një kasolle të vetmuar në pyll. Bombardimet e tij me pako shpërthyese zgjatën rreth njëzet vjet dhe vranë 3 persona dhe plagosi 23. Ai aktualisht është duke shlyer një dënim të përjetshëm. Por, Unabomber-it i është matur një IQ prej 167 në klasën e pestë.
Kim Ung-Yong, inxhinieri 3-vjeçar
Kim Ung-Yong filloi të studiojë që në moshën 3-vjeçare dhe pas një viti ai mund të fliste 4 gjuhë të ndryshme. Në moshën 8-vjeçare, NASA e ftoi atë të studiojë në SHBA. Niveli i lartë I IQ-së së tij shënonte vlerat midis 200 dhe 210 në matje të ndryshme. Kur ishte 16 vjeç ai u largua nga NASA dhe u kthye sërish në Koren, ku fitoi doktoraturën për inxhinieri civile. Tani ai punon në departamentin Chungbuk Development Corporation mbi planet e biznesit.
Kathleen Holtz, avokatia më e re
Kathleen Holtz hyri në California State University, Los Angeles në moshën dhjetëvjeçare dhe u diplomua me një diplomë Magna në filozofi. Si një 15-vjeçare, ajo filloi fakultetin juridik dhe u bë avokatja më e re në Kaliforni dhe e kombit në moshën 18-vjeçare. Mosha mesatare për individët që marrin provimin e jurisprudencës në Kaliforni është 30. Pas kalimit të provimit, Holtz ka punuar për firmën ligjore TroyGould. Në vitin 2009, NBC thuhet se ka planifikuar një seri televizive të bazuar në histori Holtz ky rolin do ta luajë Hilary Duff.
Michael Kearney, i diplomuari më i ri universitar
Në moshën dhjetëvjeçare, Michael Kearney mori një diplomë Bachelor në Universitetin e South Alabama dhe në moshën 17-vjeçare, ai ka marrë shkallën e tij të dytë të diplomës nga Universiteti Vanderbilt. I linduri në Hauai, Kearney është radhitur si i diplomua më i ri në botë në Librin Gines të Rekordeve Botërore. Në moshën 21-vjeçare, Kearney kishte mbledhur katër diploma universitare dhe një vit më vonë, ai mori doktoratën e tij në kimi. Në 2006, Kearney fitoi 1 milion dollarë në Gold Rush AOL dhe 25.000 dollarë në kuizin “Kush do të jetë një milioner” në 2008.
Gregory Smith, katër herë kandidat i çmimit Nobel të Paqes
Në vitin 1999, 10-vjeçari Gregory Smith mori një bursë katërvjeçare për në Randolph-Macon College me vlerë rreth 70.000 dollarë. Djaloshi përfundimisht u diplomua me një Bachelor i Shkencës në Matematikë, Histori dhe Biologji. Dy vjet më vonë, Smith u takua me Bill Clinton dhe Mihail Gorbaçov, duke folur para Kombeve të Bashkuara dhe duke u nominuar për Çmimin Nobel të Paqes në listën e tij të arritjeve të jetës. Smith ka qenë i nominuar për çmimin Nobel të Paqes tre herë për punën e tij humanitare në Timorin Lindor, Sao Paolo, Ruanda dhe Kenia. Si një 16-vjeçar, Smith hyri në Universitetin e Virxhinias për të studiuar për doktoraturë në matematikë, inxhinieri të hapësirës ajrore, marrëdhënie ndërkombëtare dhe studimet biomjekësore.