Femrat që mbushnin jetën e udhëheqësit komunist, historitë e jashtëzakonshme të Josip Broz Titos
Rajna Kovaçi
Tito me aktoren e famshme Sofia Loren
Pjesa I – Femrat dhe shijet e udhëheqësit të Jugosllavisë, që u burgos edhe për përdhunimin e një vajze
Dashuria e parë e Titos ishte një vajzë çeke dhe quhej Marusha Novakova, pas pak kohësh mendoi të fejohej me të, por shpejt i ndërroi mendim dhe u largua menjëherë nga çekja. Në biografinë e tij, shënime për veten, Tito shkruan: “Në vitin 1915, unë isha ushtar në luftën Austro-Hungareze dhe papritur më burgosën në burgun e Novi Sadit për propagandë kundër luftës…”. Sipas dokumenteve të zbuluar më vonë e vërteta nuk qëndron kështu. Titon e burgosën sepse përdhunoi një vajzë fshatare serbe. Në librin e shkruar nga Filip Raduloviç “Dashuritë e Josip Brozit”, është e pamundur të përfshihen të gjitha gratë, me të cilat Tito ka patur marrëdhënie. Në rreshtat e parathënies lexoj: “Janë shumë… shumë, së pari për t’i zbuluar dhe së dyti për t’i shkruar në faqet e këtij libri…”. Ky libër është shkruar me miratimin e Titos. Libri fillon me Marusha Novakovën pastaj me Liza Spuner, Tereza Stacner, Ljuza Sedlovska, Ira Gligorieva, Daria Andirelova, Nina dhe Svetllana Bazan (binjake), Pelagija Bellousova, Vida Kogej, Elza Gerlaç, Zhan Koiter, Zuhra Reuf- Anadolka, Herta Has, Davorxhanka Paunoviç- Zdenka, Gertruda Munitiç dhe Jovanka Budishavljeviç -Broz.
Ishte viti 1912, ata u njohën në Cenkovo të Çekosllovakisë dhe Marusha Novakova punonte në një fabrikë tekstili. Në atë kohë Tito kërkonte punë dhe ishte keq nga ana ekonomike. Ai pretendonte se kishte perfunduar studimet për inxhinieri mekanike në Kroaci. Për herë të parë u takuan në një grevë që organizonin sindikatat për ngritjrn e pagave. Marusha ndërkohë vazhdonte shkollën e lartë, ishte familje e mirë intelektuale. Pak kohë pasi u njoh me Marushën i kërkoi asaj t’i merrte një shumë parash borxh, në rast të kundërt vjedhurazi pa e marrë vesh njeri. Sipas tij, nëse e donte Titon, duhet të bënte çdo gjë për të. Vajza u ofendua dhe u vra rëndë shpirtërisht nga fjalët e Titos. Gjatë kësaj kohe Tito u njoh me një zonjë tjetër të quajtur Klara. Narusha nuk i bëri dot ballë Titos, kështu i vodhi të atit shumën e prasë që i kërkoi Tito. Me një pjesë të parave Tito bleu një kostum. Nuk po gjente dot punë kështu filloi të vinte në praktikë mashtrimet e tij, në këtë mënyrë u mori para borxh shumë njerzve. Me Marushën takohej vazhdimisht dhe i propozoi të kishin fëmijë. Marusha i kundërshtoi duke i thënë se në fillim duhej bërë martesa dhe pastaj fëmija. Ai pranoi propozimin për martesë, por Marusha kishte një problem shumë të madh, para se të njihej me Titon kishte qenë e fejuar dhe fillimisht duhet të prishte fejesën dhe pastaj të vazhdonte jetën me Titon.
Tito tashmë takohej me zonjën Klara e cila ishte dhjetë vjet më e madhe se ai. Një ditë ishte shumë i trishtuar, ishte takuar me Marushën dhe kishin lënë ditën e martesës. Me t’u ndarë nga ajo ai kishte ndërruar mendim dhe kishte vendosur aty për aty të shkonte tek Kara. Por nuk veproi në këtë mënyrë. U kthye përsëri tek Marusha, e cila kishte prishur fejesën për shkakun e tij. Mbas disa ditësh sëbashku me Marushën shkuan në Pilzen dhe qëndruan tek tezja e saj. Ajo ishte shtatëzanë dhe menjëherë i donte të martohej. Ai e zgjaste kohën duke i thënë se fillimisht ata duhet të kishin një lloj ekonomie dhe pastaj do të martoheshin. Tito filloj punë në firmën “Shkoda”. Atje takoi një vajzë të quajtur Liza Spuner. Ajo ishte një vajzë shumë e lirë dhe liberale në sjelljet e saj, Pak ditë pasi u njohën ajo i propozoi atij të shkonin në Austri dhe të rrinin atje për një kohë të gjatë. Erdhi dita e dasmës, nusja ishte shumë e bukur të gjithë dasmorët e mbledhur gëzonin nurin e bukur të nuses. Ndërsa dasmorët prisnin në kishë dhe Marusha para altarit, Tito fshehtas u zhduk me Lizën dhe shkuan në Austri. Në dhjetor të vitit 1913, Marusha lindi djalin, e quajtën Leopold Novakov. Djali u rrit pa e njohur të atin vetëm me të ëmën, vazhdoi universitetin e ekonomisë dhe punoj si ekonomist në Pragë.
Çfarë ndodhi më vonë? Më 1913 sëbashku me Lizën shkuan në Austri dhe u vendosën në apartamentin e saj në Vienë. Liza ishte një vajzë që rridhte nga shtresa aristokrate e Austrisë. Familja e saj jetonte në një kështjellë përrallore. Edhe ajo kishte një apartament në këtë kështjellë. Titos i dukej vetja si në ëndërr. Por atje ai ra në dashuri me një nga shërbëtoret e Lizës. Në të në të vërtetë Liza ishte dhjetë vjet më e madhe se ai. Kishte natyrë të egër dhe kur bënin dashuri ishte shumë agresive. Sa herë që duhej ta shijonte dashurinë pasionante ajo e godiste në fytyrë Titon me pëllëmbë, herë-herës i hidhte duart në qafë dhe e shtrëngonte aq fortë sa ai e ndjente se po i mbarohej fryma, nganjëherë e godiste edhe në shpulla. Ai tronditej aq shumë sa ditë me radhë mezi e merrte veten. “Ndoshta” kishte borxhe për të paguar… Herën e fundit kur bënë dashuri u tremb shumë. Ajo e kishte shtrënguar aq fortë sa ai me vështirësi e mblodhi veten dhe e largoi Lizën. U hodh me vrull nga shtrati i tmerruar, u fut në banjë si era dhe e mbylli derën me çelës… Por atij iu desh të qëndronte ashtu i mbyllur në banjë gjatë gjithë natës. Por në agim Liza solli një mashkull tjetër dhe bëri seks me të, në mënyrën e saj të egër, pa u shqetësuar fare nga prania e tij. Gjatë kësaj kohe Tito dridhej në banjë si nga inati ashtu edhe nga të ftohtit. Më në fund i erdhi koha të dilte nga banja, nuk pati guxim t’i thoshte as edhe një fjalë Lizës. Ajo sapo e pa iu hodh në fyt si ndonjë bishë dhe filloj ta gricte me thonj. O Zot. Përsëri mblodhi forcat dhe u shkëput me vështirësi nga Liza e cila kishte një forcë të mbinatyrshme, nuk kishte mashkull që mund ta hidhte në tokë atë. Por çudia vazhdon…
Liza dhe Tito i vazhduan marëdhëniet e tyre ku me grushta, ku me shpulla, ku me thonj… “dashuria” e tyre ishte shumë e veçantë… Por kësaj marrëdhënieje iu shtua edhe biznesi. Ajo e futi në një lloj biznesi dhe ai pas çdo shërbimi i blente bizhuteri apo ndonjë suvenir, ajo i pranonte me shumë dëshirë dhuratat, kështu në pamjen e jashtme marrëdhëniet e tyre filluan të përmirësoheshin. Megjithë veset e çuditshme, ai mësoi shumë nga Liza. Ajo e mësoi të kalëronte në kalë në mënyrë artistike, i fliste për artin dhe kulturën botërore, e mësoi të luante në piano, të vishej me shij, dhe të sillej me edukatë, të bënte biznes sipas rregullave të duhura. Çuditërisht Tito filloj të bënte poezi dashurie të cilat ia dedikonte vetëm asaj Lizës… Por në ambjentet e shoqërisë së lartë filloi të pëshpëritej se ai nuk ishte ashtu si sillej dhe paraqitej…
Një ditë ndërsa hynte në apartamentin e saj, ajo nuk mundi t’i besojë veshëve dhe syve, e kapi Titon ndërsa bënte dashuri me shërbëtoren e saj. Më kot ai u mundua ta qetësonte situatën, Tito mori nga Liza atë që meritonte, një dru të mirë. Një ditë tjetër Liza e kapi duke i vjedhur bixhuteritë e dhuruara prej tij, si dhe kujtime shumë të shtrenjta familjare të vlefshme. I dha urdhër të shkonte në kishë dhe të falej për mëkatet që kishte bërë. Ai qëndroi përpara ikonave për dy orë duke u falur dhe duke qarë. Më pas ajo i tha se kishte mbetur shtaëzanë, i “lumturuar” Tito u nis për një udhëtim pune, për të mos u kthyer më kurrë. Liza e çuditshme mbeti vetëm u bë një pianece e papërmbajtur. U dëshpërua shumë nga arratisja e tij, e donte Titon sipas mënyrës së saj të veçantë. Ishte vjeshta e vitit 1914, ajo lindi djalë dhe i vuri emrin Hans Spuner. Mbaroi studimet në inxhinierinë mekanike. U mobilizua me ushtrinë e nazizmit gjerman dhe ra në luftë duke luftuar kundër partizanëve jugosllavë.
Edhe këtë herë ai u njoh me një austriake të quajtur Tereza Stacner, edhe kjo rridhte nga një familje aristokrate austriake, që ishte një nga familjet më të mëdha të kombit austriak. U njoh në një garë kuajsh, ishte viti 1914. U takuan në Zagreb ajo vazhdonte studimet, ndërsa ai do të shkonte ushtar. Ajo u dashurua aq shumë me Titon sa e detyroi të atin të ndërhynte tek autoritetet ushtarake për ta anulluar ushtrinë. Por ai nuk i shpëtoi dot thirrjes. Autoritetet e thirrën përsëri, atje luajti rolin e shurdh memecit, por ata e zbuluan që ai shtirej. Në vend e arrestuan dhe e çuan për ta pushkatuar, por fillimisht e çuan në burgun e Petrovaradin-it (ajo ishte një kështjellë e mrekullueshme që në atë kohë ishte kthyer në burg). Po atë ditë Tereza shkoi dhe e vizitoi, në mesnatë e nxorri nga burgu duke e shpëtuar nga egzekutimi. Ishte ndërhyrja e të atit që e kishte shpëtuar Titon. Si përfundim shkoi ushtar dhe mësoi të gjitha llojet e armëve. Ai u bë qitësi më i mirë dhe dilte gjithmonë i pari. Por doli më i miri i garnizonit dhe më vonë i treti i ushtrisë austriake. E dërguan në frontin më të egër në Rusi, nuk u kthye më. Në vitin 1915, Tereza lindi binjakë- Pol dhe Gabriela Stacner. Ata jetuan në Zagreb, Gabriela vdiq, ndërsa Poli u bë inxhinier ndërtimi.
Pjesa e dytë
Ishte viti 1915, Tito ishte arratisur nga ushtria, kalonte nëpër fshatin e quajtur Korutova. Rastësisht i doli përpara një grua e re shumë e bukur, e quajtur Ljusa Sedlovska, ajo ishte gruaja e kulakut më të pasur të fshatit- Mikael Sedlovskit. Ishin shumë të pasur dhe merreshin me bujqësi dhe blegtori. Ai qëndroi në atë fshat si për t’u fshehur por edhe për të bërë disa nga ato aventurat që dinte t’i bënte vetëm ai. Por një natë feste ai takoi një vajzë fshatare shumë të re dhe shumë të bukur të quajtur Ira Gligorieva. Nga mesi i natës ai u largua me Ljusën dhe bëri dashuri në mes të pyllit të mrekullueshëm nën dritën e hënës së plotë. Ajo u marros pas tij dhe filloi t’i jepte para si dhe ushqim. Një ditë me paratë e Ljusës ai bleu një kostum të shtrenjtë. E veshi ditën e festës, që organizohej në sheshin e fshatit. Ljusa kur e pa i pëlqeu shumë vallëzuan dhe kërcyen valle me të gjithë natën. Ljusa nuk ishte vetëm e bukur, ajo ishte një vajzë shumë inteligjente, por edhe shumë e pastër dhe e sinqertë. Luante piano shumë bukur, ishte një virtuoze e vërtetë, qëndiste, dilte në gjah bashkë me djemtë e fshatit. Ljuza e zbuloi që ai kalonte pjesën më të madhe të kohës me Irën. Një natë ai ashtu në mënyrë spontane vendosi të shkojë në Amerikë dhe i tregoi Ljusës për planet që kishte. I tha edhe asaj që ta shoqëronte dhe të dy t’ia mbathnin po atë natë. Por Ljusa nuk pranoi, kishte frikë nga i shoqi sepse ishte shumë xheloz. Një natë e kishte e kishte kapur me Titon, ndërsa ai po e përqafonte, i kishte dhënë një shkelm Titos dhe pothuaj e kishte lënë pa frymë dhe të shoqen e kishte shtyrë fort. Menjëherë ajo kishte ndërhyrë duke iu përgjëruar mos ta vriste Titon dhe ta linte të largohej sepse ajo ishte shtatëzanë. Në vitin 1915, ajo lindi djalë i cili u quajt Kiril Sedlovski, i cili u bë doktor veteriner. Pas goditjes që mori nga burri i Ljusës, Titos i ra të fikët dhe e çuan në spital. Një infermiere filloi t’i shërbente dhe të kujdesej për të, e quanin Ira Gligorieva. Ai u lidh aq shumë me Iran sa i propozoi për martesë. Në atë kohë po e kërkonin dhe e kapën, ndërsa fshihej në një nga pavionet e fëmijëve. Qëllimi i tij ishte të qëndronte akoma në spital.
Pas disa ditësh u martua me Irën dhe “ishte shumë i lumtur”, ditën e dasmës thërriste “Unë do të jem cari i ardhshëm i Rusisë”. Jetonin në një apartament pranë qytetit. Filloj punë si teknik në spitalin ku punonte Ira. Në të vërtetë Ira rridhte në nga një familje princash, por i ati i kishte shitur të gjitha pronat dhe pasuritë dhe kështu jetonin në në një shtëpi të thjeshtë dhe të varfër. Shpesh Ira kishte mosmarrëveshje me të atin.
Një ditë në një festë të organizuar nga kolektivi i spitalit, Tito u njoh me doktoreshë Darian. Ajo ishte shumë tërheqëse dhe mes tyre lindi dashuria që me vështrimin e parë. Ai filloj ta frekuentonte pothuajse për ditë Darian dhe sëfundi filloj të flinte tek ajo. Ira filloj të shqetësohet nga veprimet e tij të papërgjegjshme. Ai vishej dhe zbukurohej para se të shkonte tek doktoresha, duke e lënë pas dore Irën e mjerë e cila ishte shtatzanë në atë kohë. Nga shqetësimet që pati e lindi fëmijën në muajin e shtatë. Ishte viti 1915, djali u quajt Serjozha Gligoriev, por fatkeqësia e ndoqi këtë fëmijë që kur lindi. Ira vdiq gjatë lindjes dhe djali u rrit jetim. Serjozha kur u rrit u bë instruktor partie dhe jetoj në Brjamsk, në ish BRSS.
Doktoreshë Daria Andierolova, u lidh me të në atë festën e famshme. Pas vdekjes së Irës, Tito jetonte në shtëpinë e Darias. Flinte me të vetëm kur donte ajo, i pëlqente të bënte dashuri në pyllin e dendur mes pemëve. Ditët e pushimeve i kalonin në vilën e prindërve të saj në Moskë, në rrugën “Voronjska”. Ndërsa shëtiste i vetëm nëpër rrugët e Moskës, takoj një vajzë të vetmuar që shëtiste nëpër rrugët e Moskës. Ishte Olja Kutin, studente që vazhdonte fakultetin e ekonomikut.
Daria kishte mbetur shtatëzanë dhe e shqetësuar për të ardhmen e saj dhe të fëmijës i kërkoi Titos që të martoheshin. Ai iu përgjegj me një “po” të thatë, duke shtuar se: “Unë do të isha shumë i lumtur të martohesha me ty e dashur, por nuk i kam këtu dokumentat e nevojshme për të nënshkruar celebrimin, i kam në Kroaci”. Olja filloi të shkonte shpesh në shtëpinë e tyre dhe Darja filloj të shqetësohej nga vizitat e papritura të kësaj vajze të paturpshme. Njëherë filloj të zihej lidhur me vizitat e Oljës, në prani të saj. Tito, që atë natë u largua nga shtëpia e saj, me mendimin se Olja do e pranonte. Por ajo nuk guxoi nga frika e të atit. Me paturpësinë më të madhe ai u kthye tek Daria dhe guxoi t’i kërkonte gjysmën e pasurisë që ajo e kishte trashëguar nga i ati. Daria e inatosur e përzuri njëherë e përgjithmonë nga jeta e saj dhe nga shtëpia. Tito nuk bindej dhe i shtronte problemin se duke qenë i ati i të birit që do të dilte në dritë pas disa ditësh, i takonte gjysma e pasurisë. Me shumë vështirësi mundi ta largojë, pa asnjë mëdyshje e largoi nga shpirti, e gjithë ajo dashuri që kishte patur për të i ishte kthyer në urrejtje. Ai shkoi tek Olja. Fëmija lindi në Rusi në vitin 1916, ishte djalë, por vdiq i ri. Pati një vdekje shumë tragjike. Vdiq në një betejë shumë të ashpër me forcat gjermane, ai ishte pilot i Ushtrisë së Kuqe. Në Berlin vdiq heroikisht në një aeroplan të shkumbuar nga forcat gjermane.
Ai arriti në Shën Peterburg, për të takuar Ninën të cilën e kishte njohur në Datov të Siberisë. Me Olja Kutinën (studenten) kaloi pushimet dimërore në Moskë. Por një ditë të bukur u zgjua nga gjumi dhe iu tek të shkonte dhe të takonte Ninën, pa pikë turpi i tha një “lamtumirë” Oljës dhe u nis për tek Nina. E takoi Ninën dhe fjeti me të një natë. Pasi ndenji me të disa ditë dhe tregohej shumë i dashuruar, ajo i kërkoi të martoheshin. Në atë kohë ai ishte 25 vjeç, ishte tërheqës dhe dhumë muhabetçi. Të dyja binjaket bënin çdo ditë mësim piano. Ai asistonte gjatë kohës që ato bënin mësim. Filloi ta tërhiqte Svetllana, pra pëlqente të dyja motrat. Ai vazhdonte të flinte me të dyja. Pas disa kohësh të dy motrat filluan të ndjehen keq nga shëndeti, kishin mbetur shtatzanë nga i njëjti njeri. Svetllana i tregoi për ndodhinë dhe të dy vendosën që të thoshin se i ati i fëmijës së binjakes ishte një nga profesorët e saj.
Pasi u zu me Ninën u largua tre ditë me Svetllanën plasi Revolucioni i Tetorit, Titon e kapën dhe e futën në burg, për mungesë dokumentash. E çuan në një burg të tmerrshëm në Siberi. Në vitin 1918, lindi djali i Titos dhe i Ninës, Vladimir Bazon, i cili ishte fëmijë i jashtëligjshëm. Ai u bë mjek në një nga spitalet e Shën Peterburgut.
Tito tashmë kishte marrë pamjen e një “borgjezi të vërtetë”, mbante një pallto të shtrenjtë me jakë vizoni dhe të krijonte përshtypjen e një njeriu që kishte rënë rastësisht në një tren me të burgosurit. Treni transportonte të arrestuarit në burgun e Siberisë. Treni ndalonte shumë pak nëpër stacionet përkatëse. Duke përfituar nga rasti ai u afrua pranë portës së trenit e hapi atë kur ndaloi dhe u hodh me mjeshtri nga treni. Ndodhej në Omsk. Ai kaloi pranë lokalitetit të Khirghizes. Një burrë i moshuar e çoi të takonte pasanikun e zonës, pronarin e të gjitha kafshëve të punës, Zalid Badahur. Tito iu paraqit si një tregëtar gjedhësh që vinte nga Xhalal-Abdiu; Zalid-i kishte 5000 kokë dele dhe 3000 kuaj. Titos i përgatitën një pritje të veçantë, ku u demostruan të gjitha zakonet e vendit. Në darkë i dhanë një çfaqje me folklor -poezi dhe valle nga autorë vendas. Tito gjatë gostisë i dha fjalën të zotit të shtëpisë se do të blente 1000 kokë dele, i mrekulluar nga kjo tregëti, si dhuratë ai i ofroi të bijën. Tito e pranoi me shumë kënaqësi dhuratën dhe filloi ta puthte që sapo ajo u çfaq para tij. Të pranishmit u çuditën me sjelljen e papërmbajtur të Titos. Ai gjatë gjithë darkës i premtonte lumturi, dashuri dhe pasuri pafund. Ata lanë ditën e dasmës dhe babi i dha bekimin e duhur dhëndrit të ardhshëm. Ata i vunë një emër që atyre iu pëlqente shumë, e quajtën Zuhra dhe Joze Bedahur. Në mars të vitit 1918 ata u martuan. I ati ndër të tjera i fali të bijës një kalë race të mrekullueshëm. Disa muaj pas martesës ajo mbeti shtatëzanë, por ai nuk ndjente asgjë për vajzën. Kur ajo iu tha njerëzve të familjes se ishte shtatzanë u bë një festë e madhe, tre ditë e tre netë. Titon nuk e mbante vendi dhe ai donte të zhdukej. Në fshat erdhën disa përfaqësues të Ushtrisë së Kuqe dhe i detyruan të votonin për të zgjedhur përfaqësuesin e tyre. U zgjodh më i pasuri i fshatit, baba Zalid Badahur, nga gëzimi i madh populli i zonës i dhuroi një samar të artë. Tito në moment u shtang nga bukuria e samarit, ishte vërtetë një gjë e rrallë. Gjatë natës kur të gjithë i zuri gjumii thellë i qejfit ai rëshkiti nëpër errësirë e vodhi samarin dhe u zhduk. Në Kirgiz në vitin 1918, lindi Kadi Badahur Khirgis, djali i Titos, i cili kreu studimet në degën e inxhinierisë petrokimike, punoi dhe jetoi në Baku.
Pjesa e tretë
Gruaja e parë me të cilën Tito u martua quhej Pellagia Bellousova. Por ajo mbeti një martesë simbolike, megjithëse nga kjo lidhje ata patën një djalë, Zharkon. Gjatë rrugës në të dalë të Omsk, ai u sëmurë rëndë dhe mori një të ftohje. Por fatkeqësisht u detyrua t’i zbriste kalit të mrekullueshëm sepse përpara i dolën disa ushtarë. Megjithëse e panë që ishte shumë i sëmurë ata e arrestuan për mungesë dokumentash identifikimi. Gjatë kohës që rrinte në dhomën e paraburgimit një vajzë simpatike hynte dhe dilte shpesh dhe i hidhte ndonjë vështrm prej kokete. Ishte e bukura Pelagija, shkurt Polka. Ai u përqëndrua tek sytë e saj të bukur si kadife dhe u kujtua se këtë vajzë e kishte takuar në stacionin e trenit në vitin 1917.
Por edhe Pelagjia u kujtua për të. Në atë kohë ajo ishte 14 vjeç. Ajo u kujtua si ai e detyroi të kryente me të marrëdhënie seksuale, ajo nuk pranoi se ishte shumë e vogël dhe pothuajse nuk kuptonte, nga ato punë, por ai e mashtroi. Ishte hera e parë për të… Ajo i kërkoi të martoheshin, por siç e kishte Tito kur arrihej në martesë, ai zhdukej. Megjithatë Polka e kishte falur, pas disa ditësh ajo e nxorri nga burgu dhe i gjeti punë si shofer me një kamion. Me ndërhyrjen e Pellagisë ai u bë sekretar partie në Omsk. Për herë të parë pati një zyrë dhe po përherë të parë pa fotgrafinë e Leninit që qëndronte lart në mur përballë derës. Dilnin shpesh me kamionin e tij, shëtisnin dhe bënin dashuri. Ajo me sytë që i shkëlqenin nga dashuria e shikonte me admirim dhe i thoshte: “Ti je Emiri i vërtetë i Lindjes së Largme”. Ata po përgatiteshin për t’u martuar. Por papritur u përhap si rrufeja mes qiellit të pastër lajmi se Tito po çmendej pas mësueses së fshatit Ana Ivanoviç. Megjithatë Tito u martua me Pellaginë dhe pas një viti më 1920, lindi djali. Ai quhej Zarko Broz. Pasi u rrit përfundoi Akademinë Ushtarake dhe u bë oficer. Pas disa vjetësh për veprimtari të veçanta iu dha titulli “Hero Kombëtar”, gjatë gjithë kohës jetoi me të ëmën në Jugosllavi.
Ajo gjithashtu ishte komuniste, aktiviteti i saj poilitik asnjëherë nuk është publikuar në Jugosllavi. Asgjë deri më sot nuk dihet se si kanë qenë marrëdhniet e tyre. Mbetet një enigmë. Nuk është e qartë ose Tito nuk e ka përmendur kurrë këtë grua. Kur dikush ia kujtonte, dukej se ndjente dhimbje. Dukej sikur donte të shuante nga memorja e tij gjithçka që kishte te bënte me Pelagjin. Disa biografë të Titos shkruanin rreth marrëdhënieve të tij me familjen se kohë pas kohe jetonte i veçuar, ndoshta shkaku mund të ketë qenë edhe gjendja e tij sepse ai ndodhej në ilegalitet, si dhe mungesa e një vendi pune të përhershëm.
Cilido që ishte shkaku i ndarjes së Brozit dhe Pelagjias, divorci ndodhi më 1928, kur Titon e arrestuan. Ajo u kthye në Bashkimin Sovjetik me djalin e tyre, veprim i pazakontë për një grua që e kishte burrin në burg. Ajo u martua dhe djalin e la në një shtëpi fëmije. Pjesërisht për temperamentin e tij të pabindur e të papërmbajtur dhe pjesërisht për metodat pedagogjike sovjetike që egzistonin në atë kohë. Si rezutat djali u kthye në një endacak me një urrjetje të madhe për shkollën. Mbasi doli nga burgu, Brozi shkoi në Moskë. Partia i kishte ngarkuar detyra shumë të rëndësishme (që ishin mbi gjithçka). Këto detyrat partiake bën që Tito mos takonte sado pak birin e tij të braktisur. Në mes të vitit 1936, ai u largua nga Moska përsëri për punë partie, këtë herë drejtimin e kishte për në Paris dhe më pas u kthye në Jugosllavi.
Shtrohet pyetja nëse e takoj ndonjeherë Brozi Pellaghine në Moskë? Askush nuk di gjë rreth këtij problemi. Spastrimet në parti që ndodhën në atë kohë në Bashkimin Sovjetik nuk e kursyen Pellagjinë. Në vitin 1953 ajo u lirua nga kampi i tmerrshëm. Tito e njihte nga afër Pellagjinë dhe e dinte fare mirë se ç’lloj “armiku” ishte ajo, por ai ishte i bindur për vuajtjet e saj që kishte kaluar në kamp, për fajin e supozuar prej ndokujt. Akuza ndaj saj ishte e pamëshirshme: “Tradhëti e rëndë dhe pabesi ndaj atdheut” gjatë kohës që Tito ishte i burgosur për veprimtari revolucionare. Ky ishte një grusht shumë i fortë për fodullëkun mashkullor të Titos. Tito nuk foli kurrë për Pelagjinë. Gjatë kohës së luftës Tito mori vesh se djali i tij dhe i Pellagjisë kishte humbur njërin krah në luftën për të mbrojtur Moskën dha i ishte dhënë titulli “Hero Kombëtar”. Ky fakt i dha një lloj krenarie. Biografët e Titos thonë se ai nuk e takoi më kurrë si Pellagjinë ashtu edhe djalin.
Në mars të vitit 1934 ai doli nga burgu i Ogulin dhe qëndroi për disa kohë tek Peshkopi në Rezidencën Rozman. Ai paraqitej para njerëzve me emrin Rudi, gjoja si përfaqësues i një firme ndërtimi austriake dhe se ishte inxhinier ndërtimi. Një ditë ai u nis të bënte një shëtitje nëpër pyllin e bukur dhe të provonte ujin e freskët të burimit. Ishte një ditë e mrekullueshme pranvere ku çdo bimë po bëhej gati të shpërthente në lulëzim. Në një kopsht të mrekullueshëm, pranë pyllit, me lule dhe pemë pafund, ai pa një vajzë që harmonizohej për bukuri me natyrën e përkryer. U afrua dhe filloj të bisedoj me të, pasi i tregoj për burgun dhe për “vuajtjet” atje. Ajo e shikonte me ca sy tërë dhembshuri, zbehtësia e tij krijonte përshtypjen e një njeriu me tuberkuloz. Ai tashmë ishte bërë orator i dashurisë, fliste bukur për Rusinë. Ajo ishte një vajzë shumë e qetë dhe e dukuar, quhej Vida Kogej. Ata e vazhduan miqësinë dhe takoheshin shumë shpesh, por gjithmonë në distancë, nga ana tjetër e gardhit. Tito ishte i paturp donte të lidhej medoemos me vajzën ia kishte vënë vetes për detyrë. Ai e kuptoi se ajo ishte e dashuruar me pianon dhe i tha se edhe ai dinte të luante shumë bukur. Më në fund një ditë vajza e ftoi për çaj, pasi u takuan ajo u ul në piano dhe e përshëndeti me në pjesë të mrekullueshme nga Shopeni, ajo ishte virtuoze në piano. Pasi vajza e përfundoi pjesën ai iu afrua iu gjunjëzua dhe filloi t’i puthte lehtaz duart dhe gishtat. Më vonë u ul Tito për të treguar se edhe ai dine t’i binte pianos, luajti tmerrësisht keq. U turpërua aq shumë saqë u largua rrëmbimthi nga shtëpia e saj. Për njëfarë kohe ata nuk u takuan. Ajo ishte shumë e zënë me mësimet e pianos sepse përgatitej për të shkuar në Vienë dhe për të vazhduar studimet në Konservatorin e Vienës.
Rastësisht u takuan ballëpërballë, ai i përulur i kërkoj falje dhe e puthi me shumë pasion. Pas shumë bisedash ai e bindi vajzën ta linte Vienën për të. Ajo mbeti me të duke bërë piano dhe dashuri. Megjithatë ajo duhet të shkonte në Vienë dhe me ndërhyrjen e prindërve ajo vendosi të shkojë, por bashkë me Titon. Duke qenë se ai nuk kishte dokumentat e nevojshme për të shkuar në mënyrë të rregullt, ata të dy u veshën si malësorë dhe mundën ta kalojnë kufirin fshehurazi. Shkuan në Vienë ku ajo studionte, ndërsa ai takonte shokët dhe shoqet komuniste austriakë. Tito filloi të sillte një çik si shpesh disa shoqe komuniste që i prezantonte me Vidën. Një ditë Vida i tha se ishte shtaëzanë, vendosën që mos t’i thoshin askujt, Titos i pëlqeu shumë ky mendim dhe i tha Vidës: “Kjo fshehtësi që mban ti Vida e dashur, është një veti që karakterizon etikën komuniste…”.
Ndërkohë ai e kishte planifikuar në mendje zhdukjen prej saj, megjithëse i dha fjalën për martesë. Pas disa kohësh ata u zunë keq, në fjalë e sipër ajo i tha: “përse u ngjitesh grave të botës si zamk. Ja ashtu kush të dalë përpara dhe me sa kam marrë vesh të gjitha i lë shtatzanë dhe kështu vuajtjet e tyre të mos mbarojnë kurrë”! Ai iu përgjegj: “Gratë duhet të dinë të ruhen nga shtatzania…”. Ai si gjithmonë u largua. Ajo e mallkoi për të gjitha të këqijat që i kishte shkaktuar. Në 1935 Vida lindi djalin e saj fshehurazi pa e marrë vesh njeri. Djali u quajt Dimitri Kogej, jetoj me të ëmën dhe përfundoi studimet për muzikë në Konservatorin e Vienës.
Kush ishte dashuria tjetër e Titos? Quhej Elsa Gerlash. Tito jetonte dhe punonte në në Moskë. Në atë kohë punonte në Komintern dhe kishte pseudonimin “Valter”. Përballë zyrës së tij ishte zyra e Elsës e cila ishte krejtësisht indiferente ndaj tij. Megjithatë ajo ishte një bolshevike e vërtetë, por edhe shumë e përgjegjshme dhe shumë e bukur. Pseudonimi i saj ishte “Rider”. Një natë ai e ftoi në Podmoskovje në daçën e Lazutkins i cili punonte me ta në Komintern. Atë natë ata të dy fjetën në një dhomë dhe Elsa i kërkoi Titos të bënin dashuri. Por ai nuk mundej sepse ishte shumë i pirë. Në mëngjes ishte krejtësisht në formë dhe e kompensoi aktivitetin e natës… Një ditë e thirrën në Komitetin Qendror të Kominternit, shokët e akuzonin se kishte harxhuar shumë energji elektrike dhe akuzohej se bënte një jetë shumë luksoze, që nuk ishte e zakonshme për një komunist të ndershëm. Ai u përgjegj: “E pranoj gabimin, por jam ende i ri dhe akoma nuk e kam krijuar personalitetin tim komunist…”. Ai donte gjoja të martohej me Elsën, por nuk e dinte nëse do e pranonte këtë martesë Kominterni. Në atë kohë Titon e propozuan për anëtarë të Komitetit Egzekutiv të Kominternit, por kur u bënë zgjedhjet ai nuk fitoi. Shokët e partisë e aprovuan lejen e tyre për martesë. Kur punonjësit e shërbimit civil sipas rregullave kërkuan ta regjistronin Titon, e pyetën nëse kishte qenë ndonjëherë i martuar sepse ata nuk kishin mundësi ta zbulonin këtë fakt fshehtaz atij. Ai nuk pranoi as për Pellagjinë dhe as për ndonjë nga gratë e tjera. Megjithatë ai bëri një martesë formale ashtu si ishte mësuar të bënte. Shokët i dhanë një apartament me radio.
Elsa udhëtonte shumë me shërbime sekrete, sa në Francë, sa në Gjermani, ajo ishte shumë e kujdesshme dhe shumë e zgjuar. Por siç e dimë “Ujku qimen e ndërron por zakonin se harron”. Gjatë kohës që Elsa ishte jashtë shtetit ai e kalonte kohën me një aktoren Vasilitsa Koveshnikova, së cilës i propozoi për martesë. Elsa kishte mbetur shtatëzanë, por kishte shumë dyshime për Titon, e ndiqte ngado, këmba këmbës. Njëherë e goditi fort në prani të aktores, megjithatë ai e takonte vazhdimisht. Tito ishte njeri me shpirt të keq, ishte i pabesë dhe hakmarrës. E mashtroj Elsën ashtu siç kishte bërë edhe me gratë e tjera. I sajonte takime Elsës me spiunë francezë dhe gjermanë- dhe nga ana tjetër shkonte dhe informonte për veprimtarinë e saj. Në 6 nëntor 1936, Elsën e arrestuan. Tito e dinte fare mirë dhe u largua nga shtëpia fshehurazi, disa ditë para se të bëhej arrestimi. Elsa shtatzanë qëndroj në burg dhe djali -Viktor Gerlash lindi në burgun e Moskës. Fati i tij mbeti enigmë.
Në vitin 1937, Tito shkoi në Paris, pasi gjeti një banesë me qera të ulët ai doli për shetitje në sheshin para banesës. Aty takoi një zonjë me vajzën e saj. Pasi u njoh me të, duke folur rusisht sepse ai nuk dinte frengjisht, i ftoi për çaj në banesën e tij. Ajo quhej Zhan Kortier dhe ai Jozko Broz. Ishte e ve, i shoqi i kishte vdekur një vit para dhe ajo jetonte me vajzën. I shoqi kishte qenë oficer marine dhe ishte mbytur në det pas një stuhie të madhe, trupi nuk iu gjend kurrë. Pas disa ditësh drekuan sëbashku. “Zonja me të zeza” (siç e quante Tito) nuk dilte shpesh nga shtëpia, më shumë i pëlqente vetmia. Një ditë pasi u takuan në sheshin para, ai i propozoi që t’i mësonte frengjisht, fillimisht asaj nuk i pëlqeu sepse akoma ishte e pikëlluar për humbjen e të shoqit. Por këmbëngulja e tij e paturpshme e bindi. E bija Daniel, ishte vajzë e re dhe shumë tërheqëse, me të ëmën ishin si dy motra. Një mëngjes Tito shkoi për vizitë dhe e gjeti “Zonjën me të zeza” në shtrat. Iu afrua dhe i tregoi se edhe ai e njihte mirë puthjen franceze. Ndërkohë ishte bërë një frekuentues i rregullt i kazinove. I pëlqente shumë të shkonte tek kazinoja pranë, pronë e një emigranti rus Matvejev. Kazinoja “Krem de la krem” bashkonte shumë kumarxhi. Tito jetonte shumë i lumtur, ditët i kalonte me zonjën, duke mësuar frengjisht dhe pak dashuri, ndërsa netët në kazino.
Zonja kishte shumë dhëmbshuri për Titon, ai lodhej shumë “duke punuar turnë nate…”. Shtirej si i raskapitur nga puna e rëndë që bënte. Ndërsa në kazino e fillonte lojën i pari, kishte shumë fat fitonte pothuajse çdo natë. Në ambjentet e kazinos u njoh me një turke, atë e shoqëronte gjithmonë një eskort e përbërë prej dy truprojesh të veshur me rroba kombëtare turke. Atë natë ai fitoi shumë para, Ledi Mahri iu hodh në qafë dhe e puthi. Ai shkoj tek Zhan i hyri në dhomë dhe fjeti atë natë tek ajo. Të nesërmen në mëngjes i tha se ishte shtatzanë. Ndërsa Daiel e urrente. Indiferenca dhe moskokëçarja e vajzës e tërbonte Titon. Me lekët që fitonte bleu një makinë dhe shëtiste shpesh me “zonjën me të zeza”. Po Daniel? Ajo e kritikonte të ëmën për këtë lidhje dhe e ëma vendosi të ndahej nga Tito. Kur i tha atij ai e goditi me shuplakë në fytyrë, zonja u largua menjëherë dhe i la një letër, e cila mbyllej me fjalët: Lamtumirë! Por në vitin 1938, lindi në Paris djali i Titos dhe i “Zonjës…” quhet Oliver Koiter, ekspert i fizikës nukleare në një qendër atomike në Paris.
Zuhra Reuf Anadollka, ishte një zonjë shumë e pasur e shoqërisë së lartë. Ai vendosi të gjente mënyrën dhe të prezantohej me të, takimi i parë me Anadollkën ishte shumë irëndësishëm për të. Ai kishte mundur të përhapë thashethemin se ishte një pasanik që ishte aksioner në një minierë ari në Jugosllavi. Pra këto ishin fjalët që qarkullonin në Paris për Titon. Gjeti dhe mori emera një kështjellë në të dalë të Parisit. Filloi të jetonte në kështjellë i rrethuar nga një luks i madh. U përpoq të gjente mënyrën të njihej me Anadollkën por ishte e pamundur. Ajo i ndronte shumë shpesh të dashurit dhe ishte e pamundur ta gjeje “vetëm”. Më në fund u takuan. Ai u vetëquajt “Princi i Artë”, ndërsa ajo ishte me të vertetë e pasur ndër pasuritë e tjera ajo kishte edhe një dyqan pambuku në qendër të Parisit. E ftoi në “kështjellën e tij të mrekullueshme” dhe ajo erdhi me shoferin e saj. Tito në atë kohë punonte në Institutin për Protokoll dhe rregullat e protokollit i kishte mësuar fare mirë. Fliste një frengjishte të kulluar dhe ishte shumë elegant. Me punën që kishte dilte shumë me shërbime jashtë shtetit. Dhe këto lëvizje i kishin krijuar një sjellje shumë xhentile dhe të edukuar.
Takimet e tyre vazhduan gjatë dhe bëheshin nëpër kazinotë më të famshme të Parisit. Atij i lindi dëshira të martohej me të ndërsa ajo nuk donte. Një natë në bisedë për martesë ajo i tha: “Unë do të martohem nëse babai im e pranon burrin tim të ardhshëm”. Një natë Anadollka i dhuroi një unazë shumë të shtrenjtë me diamant ku ishin gdhendur dy inicialet e emrit dhe mbiemrit të saj. Pasi i dhuroi unazën ajo u largua dhe qëndroi në Londër tre ditë. Tito që nuk rrinte dot vetëm e kaloj kohën me një italiane, mësuese fizike nga Peruxhia. Pasi u kthye Anadollka i tretgoi babit për martesën e saj dhe i ati e pranoj Titon – dhëndrin e ardhshëm. Dasma do të bëhej në Paris, u ftuan shumë dasmorë. Dhe gostia u bë, dreka u organizua në hotelin “Hilton”. Muajin e mjaltit e bënë në Stamboll, Izmir dhe Ankara. Pasi u kthyen Tito zbuloi se vjehri i tij kishte harem, po vdiste nga kureshtja për të shkuar njëherë atje. I vjehri kishte filluar të ketë dyshime tek ai dhe fillimisht nuk pranoi, por më vonë Tito arriti ta bindë dhe vizitoi haremin, pa nëntë gratë e Isharit (kështu quhej i ati i Anadollkës) që ishin njëra më e bukur se tjetra. Kur doli i tha isharit “Marshallah për gratë që keni Zotëri…”.