Granit Xhaka uron Kosovën në UEFA
Granit Xhaka është i pari ndër futbollistët e famshëm shqiptarë të Kosovës që ka përshëndetur anëtarësimin në UEFA.
“Urime Kosova!”, shkruan ai në rrjetet sociale.
Xhaka është i pazëvendësueshëm me kombëtaren e Zvicrës së bashku me Shaqirin, që të dy emra që kanë nisur të përfliten nga mediat zvicerane për largim të mundshëm drejt Kosovës.
Megjithatë, përveç këtij urimi, Xhaka nuk ka shprehur asgjë më shumë për të ardhmen e tij, por kjo nuk mund të zgjasë për shumë kohë, pasi do t’i duhet t’i përgjigjet interesimit si në Zvicër, ashtu edhe në Kosovë.
Please follow and like us: