Albspirit

Media/News/Publishing

Historia e panjohur e PPSH me financimin e partive marksiste-leniniste në botë

Viron Mihal Prodani

 

 

Përveç shumës prej 6.500.000 USD, KQ ka marrë nga Banka e Shqipërisë për periudhën 1968-1991 dhe 4.970.000 USD nga llogaritja e interesave. Fillimisht interesi bankar ka qenë 2% dhe është llogaritur deri në 1977

 

Sekretariati i KQ të PPSH me vendimin Nr. 190, dt. 10.06.1964 vendosi në dispozicion të KQ një fond prej 700.000 dollarë për t’i përdorur në interes të punës për lëvizjen komuniste ndërkombëtare, për luftën kundër imperializmit dhe revizionizmit, për propagandën në botën e jashtme dhe mbrojtjen e M-L. Vendimi është firmosur nga Enver Hoxha. Vendimi Nr. 190, dt. 10.06.1964 parashikon që fondi të shpenzohet për disa qëllime:

Ndihmë partive komuniste dhe grupeve M-L: 165 000 USD;

Organizim seminaresh me komunistë nga Europa Perëndimore dhe Amerika Latine si dhe me sindikalistë nga vendet e Afrikës të Zezë: 42.000 USD;

Punë propagandistike me botën e jashtme si botimet ideologjike e propagandiste dhe shpërndarjen e tyre, letër shkrimi, makina shkrimi dhe një pjesë të rrogës së korektusëve të huaj: 80. 000 USD;

Për të dërguar jashtë shtetit delegacione partie për bisedime me partitë motra dhe grupet m – l ose kongreset dhe konferencat e tyre: 40. 000 USD;

Shtesa në organizimet e ditëve përfaqësuese diplomatike për çeljen e ndonjë përfaqësie të re për të mbajtur kontakte pune me partitë m-l dhe grupet komuniste: 100. 000 USD;

Organizim konferencash, ku të shprehet solidariteti i PPSH dhe popullit tonë në luftën për pavarësi kombëtare të popujve të Azisë, Afrikës e Amerikës Latine duke ftuar për këtë qëllim delegacione: 8. 000 USD;

Akordim bursash për studentë të këtyre vendeve: 10.000 USD;

Ardhjen e miqve të huaj, për vizitë e pushime në vendin tonë. Të ftohen 200 miq për pushime dhe njohjen e vendit tone: 105. 000 USD;

Në dispozicion të Byrosë Politike e KQ të PPSH: 150.000 USD.

Dokument tjetër që vërteton financime të shtetit për këtë fond është Vendimi i Sekretariatit të KQ të PPSH, nr. 19, datë 27.1.1967 për 700.000 dollarë.

Fondi i Solidaritetit 1964 – 1991, të ardhurat

Derdhje në bankë (1964 – 1976):  6.500.000 USD;

Interesa Bankare (1968 – 1991):  4.970.000 USD;

Z. Johanson New –York: 84.000 USD;

Kuota të anëtarëve të Partisë në Ambasada etj: 101.000 USD.

Gjithsej: 11.655.000 USD.

Nga KQ të PPSH ishte hapur në bankë një llogari, depozitë në dollarë e quajtur “Fondi i Solidaritetit”. Për periudhën 1964-1976 janë derdhur dorazi në bankë nga persona të caktuar 6.500.000 USD. Në mandat arkëtimet, per arsye të sekretit nuk tregohet nga çfarë burimi kanë ardhur. Vetëm në disa raste janë shënuar personat ose inicialet e atyre që kanë bërë derdhjet. Vetë personat nuk e dinin origjinën e kësaj valute, mbasi përbente sekret. Këtë valutë ata e merrnin në zyrën e Drejtorisë se Jashtme të amballazhuar. Përveç shumës prej 6.500.000 USD, KQ ka marrë nga Banka e Shqipërisë për periudhën 1968-1991 dhe 4.970.000 USD nga llogaritja e interesave. Fillimisht interesi bankar ka qenë 2% dhe është llogaritur deri në 1977. Në 1978 përqindja e interesit me V.K.M. nr 11, datë 2.3.1978 është aplikuar në masën 4% që ka vazhduar deri në 1991. Interesat e përfituara kanë qenë të kundraligjshme mbasi sipas vendimeve dhe  udhëzimeve në fuqi, interesat i përfitonin vetëm individët dhe jo entet apo subjektet shtetërore e politike. Një mike e Shqipërisë në SHBA, Imogrena Johonson ka lënë me testament në një bankë të New Yorkut në vitin 1990, 84.000 USD. Kuota të anëtarëve të Partisë llogariten në shumën 101.000 U.S.D.

  1. Fondet e derdhura në bankë sipas viteve për periudhën 1964 – 1976.

Viti 1964: 500.000 USD;

Viti 1966: 400.000 USD;

Viti 1967: 300.000 USD;

Viti 1967: 300.000 USD;

Viti 1967: 250.000 USD;

Viti 1967: 250.000USD;

Viti 1968: 250.000 USD;

Viti 1968: 250.000 USD;

Viti 1969: 500.000 USD;

Viti 1970: 500.000 USD;

Viti 1971: 500.000 USD;

Viti 1972: 500.000 USD;

Viti 1973: 500.000 USD;

Viti 1974: 500.000 USD;

Viti 1975: 500.000 USD;

Viti 1976: 500.000 USD.

Shuma e fondeve derdhur në bankë (1964 – 1976): 6.500.000 USD.

 

Shpenzimet për Fondin e Solidaritetit 1964-1991 në USD

  1. Ndihma financiare e partive e grupeve M – L: 2.290.000 USD.
  2. Ndihma e personave të ndryshëm të partive: 150.000 USD.
  3. Përgatitje Politike – Ushtarake: 200.000 USD.
  4. Propagandë – Botime – Përkthime – Media: 140.000 USD.
  5. Zhvillimi i Kongreseve – Konferencave të vendeve të tjera në Shqipëri: 70.000 USD.
  6. Në dispozicion të Byrosë Politike e KQPPSH për delegacione të Partive në Kongreset e PPSH Rinisë dhe Gruas: 20.000 USD.
  7. Materiale e pajisje partive: 80.000 USD.
  8. Shpenzime udhëtimi për miqtë – Përfaqësueses Diplomatë: 1.815.000 USD.
  9. Delegacione Partie dhe organizata të masave jashtë shtetit: 40.000 USD.
  10. Pallati i Kongreseve (200+500+730):  1.430.000 USD.
  1. Zëri i Popullit, për blerjen e një shtypshkronje: 400.000 USD.
  2. Fondi Rezervë: 2.570.000 USD.
  3. Ministria e Tregtisë së Jashtme: 407.000 USD.
  4. Gjendja më 1991: 1.843.000 USD.

 

Ndihma partive dhe grupeve M-L

Partia Komuniste (M-L) Itali: 380.000 USD.

Partia Komuniste Franceze: 244.000 USD.

Partia Komuniste Austriake: 144.500 USD.

Partia Komuniste (M-L) Spanjë: 297.800 USD.

Partia Komuniste e Belgjikës: 54.400 USD.

Partia Komuniste Australiane: 42.200 USD.

Partia Komuniste Polake: 205.800 USD.

Partia Komuniste e Brazilit: 300.500 USD.

Partia Komuniste e Kolumbisë: 79.000 USD.

Partia Komuniste, Zelanda e Re: 44.500 USD.

Partia Komuniste e Perusë: 75.800 USD.

Partia Komuniste “Çekan-Çelik” SHBA”: 8.000 USD.

Partia Komuniste Malgash: 2.500 USD.

Partia Komuniste e Irakut: 1.300 USD.

Partia Komuniste Revolucionare e Uruguaj: 23.000 USD.

Partia Komuniste e Filipineve: 5.000 USD.

Partia Komuniste e Punës Domenikane: 25.000 USD.

Partia Komuniste, Punt – Fshat Iranit: 5.000 USD.

Organizata Kom. Zvicër: 15.000 USD.

Qendra M-L Holandë: 44.500 USD.

Partia Komuniste e Ekuadorit: 93.200 USD.

Partia Komuniste e Libanit: 2.000 USD.

Partia Komuniste e Ceilonit: 30.000 USD.

Partia Komuniste e Sudanit: 10.000 USD.

Partia Komuniste (M-L) Bolivi: 26.500 USD.

Partia Komuniste e Kongos: 5.000 USD.

Partia Komuniste Revolucionare e Kilit: 52.000 USD.

Komiteti M-L Portugeze: 15.000 USD.

Grupi M-L Angli: 5.000 USD.

Keshilli Suprem Kongo – Lepovil: 4.000 USD.

Lëvizja Popullore Domenikane: 2.500 USD.

M.I.R. Venezuelë: 2.000 USD.

Bashkimi PAN Afrikan Profesional: 2.000 USD.

Fronti i Clirimit Somalisë Franceze: 1.000 USD.

Grupi M-L Grek GUSHAS: 1.000 USD.

Vangaria Komuniste Argjentinë: 37.000 USD

Ndihma e personave të ndryshëm të partive: 50.000 USD.

Nils Andesron, 1968 -1986, Suedi, 17.500 USD.

Madalena Gripes, 3 raste, 1965, Belgjikë, 22.000 USD.

Fransua Marting (4 raste), 1967, Francë, 39.000 USD.

Fosko Di Nuci (në 9 raste), 1967, ITALI, 25.000 USD.

Maria Oliveida, 1967, Brazil, 20.000 USD.

Ron Tayler, Sigurim jete, 1972, Zelanda e Re, 21.500 USD.

Vllado Dapcev, Ndihmë finaciare në vit, 2.400 USD.

Daniel Blonje, 1972, 1.500 USD.

Boeve Peterson, 1973, Suedi, 6.000 USD.

 

Përgatije ideo-politiko-ushtarake: 200. 000 USD

 

Dokumenti 248, 05.12.1964: 5 Indonezianë, shkolla “V. I Lenin”,

Dokumenti 347, 05.12.1964: 4 Malgashë, shkolla “V. I Lenin”.

Dokumenti 305, 13.12.1965: 3 Portugezë, shkolla “V. I Lenin”,

Dokumenti 220, 24.08.1965: 10 Indonezianë, shkolla “Politiko Ushtarake”.

Dokumenti 106, 6.6.1966: 2 Leopolvildë, shkolla “Politiko Ushtarake”.

Dokumenti 4, 20.01.1967: 6-8 Brazilianë, shkolla “Politiko Ushtarake”

5 Kolumbianë, 5 Kilianë, 10 Ekuador, 3-4 Bolivianë.

Dokumenti 3, 3 Haitiane, 5 Indoneziane.

Dokumenti 22, 10.02.1967: 6 Kongolezë, shkolla “Politiko Ushtarake”, 5-6 muaj.

Dokumenti 99, 21.07.1967: 15 Sudanezë, shkolla “Politiko Ushtarake” çdo vit.

Dokumenti 124, 07.09.1967: 10 Indonezianë “Akademia Ushtarake” për 3 vjet.

9 Indonezianë, “Kurs Ushtarak” 1 vjeçar.

4 Indonezianë, “Akademi Ushtarake”.

Dokumenti 305, 13.12.1967, 3 Spanjollë, shkolla “Politiko Ushtarake”.

Dokumenti 90, 31.07.1968, 6 Ceilonezë, shkolla “Politiko Ushtarake”. kursantë 3- 4 muaj.

Dokumenti 136, 15.12.1969: 5 Peruanë, shkolla “Politiko Ushtarake”, 5 Ekuadorianë në shkollë “Politiko Ushtarake”

Viti 1972: Nga Ambasada në Paris vijnë në Shqipëri për kurse Politike – Ushtarake disa kursantë si: 6 Francezë, 4 Belgë, 9 Italianë.

25.07.1975: Disa kursantë nga Sudani (Sekret)

Propagandë, botime, përkthime dhe media: 140.000 USD

26.02.1972: Nils Anderson propagandën e veprave të E. Hoxhës. 15.000 USD.

Nentor 1974- Jan1975” Nils Anderson, redaktim të veprave të E.Hoxhës në Frëngjisht: 1.000 USD.

1977, Nils Anderson: Propagandimin e vendit tonë: 1.000 USD.

11.05.1997, Patric Kasel (Francë), Publicist, propagandim: 20.00 USD.

7.04.1977, Fosko Di Nuci (Itali): Botimi i raportit të Kongresit të VII të PPSH. në Itali: 3.000 USD.

12.06.1972, Nils Holemberg Botim në suedisht të Historisë së PPSH: 6.000

22.09.1981, Qëllime propagandistike, 3 partive (pa adresë): 15.000 USD.

12.03.1979, Ambasadës së Egjiptit. Ka botuar në Liban në 600 kopje të librit të Enver Hoxhës “Pikëpamjet kineze para gjyqit te historisë”: 2.000 USD.

21.03.1979, PK Portugeze, botimi i veprës E.H. “Imperializmi dhe Revplucioni”: 5.000 USD.

1976, Tre partive M-L, botimi i veprës së 19 të E.H. në 3000 kopje: 9.000 USD.

 

1965 korrespondentët e “Zërit të Popullit”

Australi: 2.500 USD.

Austri: 12.500 USD.

SHBA, Rrogat per Organin “Cekan-Celik”: 2.000 USD.

17.08.1974, Bileta e çiftit spanjoll në Radio (Itali): 1.000 USD.

1965 Korrespondentë të Gazetës Puna në “Nuova Unita” Itali: 25.000 USD.

 

Kongrese dhe konferenca të tjera në Shqipëri: 70.000 USD

21.11.1964: 15 Iranianë për të bërë kongresin e tyre në vendin tone: 15.000 USD.

17.01.1978: Partia Komuniste Brazil, shpenzim udhëtimi dietë delegatëve të Koferencës së tyre që do të zhvillonin në Shqipëri: 40.000 USD. Në dispozicion të Byrosë Politike dhe KQ të PPSH për kongreset e partisë: 220.000 USD. Kongresi 6, 1971: 20.000 USD; Kongresi 7, 1976: 63.000 USD; Kongresi 8, 1981: 66.000 USD dhe Kongresi 9, 1986: 47.000 USD.

Materiale dhe pajisje për partite: 80.000 USD.

2.10.1967: Partia Komuniste Franceze, sallë çmontimi ku do të zhvillohej kongresi i saj: 14.000 USD.

7.10.1967, Partia Komuniste e Ceilonit, Makinë shtypi etj., 15.000 USD.

12.06.1970, Partia Komunsite Polake, Makinë shumëfishimi shkrimi, 10.000 USD.

23.11.1964, Partia Komuniste Polake, Materiale të ndryshme, letër.

18.02.1967, Partia Komuniste Polake, Materiale të ndryshme, letër.

6.03.1969, P.K.Polake, Materiale të ndryshme, letër.

14.02.1968, Partia Komuniste Polake, Materiale të ndryshme, letër.

20.03.1967, Partia Komuniste e Sudanit, Materiale.

27.01.1969, Partia Komuniste, Zelanda e Re, Materiale letër.

1965, Serbo Kroatëve, Makinë Shkrimi me germa Serbo – Kroate.

14.06.1969, Partia Komuniste Greke, Makinë Shkrimi.

 

Shpenzime udhëtimi për miqtë

 

Për periudhën 1964-1991 janë shpenzuar për bileta udhëtimi, për përfaqësitë Diplomatike etj: 1.815.000 USD.

Kanë udhëtuar drejt Shqipërisë dhe kthim në vendet e tyre 4.000 – 4.500 vetë.  Përmendim:

Vendimi 190, dt.10.06.1964: 200 miq.

Vendimi 343, dt. 21.11.1964:15 iraniane bileta vajtje ardhje.

Vendimi 42, dt.13.02.1965: 188 miq.

Vendimi 48, dt.14.03.1966: 158 miq.

Vendimi 96, dt. 15.09.1969: turistë.

Vendimi 4, dt. 20.011967: 200 miq.

Vendimi 100, dt.12.09.1969: delegacione të 25 vjetorit të Çlirimit.

Vendimi 4, dt. 16.01.1970: Delegacione të vitit 1970.

Në të gjitha Kongreset e tjera të PPSH ka patur qindra pjesëmarrës.

Delegacion të PPSH dhe organizatave të masave: 40.000 USD.

Për periudhën 1964-1965, delegacionet: 18.400 USD.

Nëntor 1970, delegacioni BRPSH në Norvegji e Suedi për 20 ditë: 20.000 USD.

Sekreti për derdhjen, tërheqjen dhe shpërndarjen e fondeve

Në Promemorien e dt. 09.06.1964 të Ministrisë së Financave, pra një ditë para daljes së V. Nr. 190, dt. 10.06.1964 të firmosur nga E. Hoxha thuhet: Autorizimet e lëshuara nga sekretarët e KQ ose vendime e Sekretariatit të KQ të PPSH të mos kalojnë për protokollim por direkt të ngarkuarve me këtë punë. Dokumenti i Ministrisë së Jashtme, dt.04.01.1965 “Nuk duhet të merrni asnjë dokument për dhënien e të hollave”. “Shkresat të mos dërgohen me shkresë përcjellëse e Nr.Protokolli”.

Në zbatim të këtyre udhëzimeve zbulohet: 1. Fondet janë derdhur në bankë pa adresën e burimit të tyre por vetëm shumën dhe emrat ose inicialet e atyre që kanë bërë derdhjet. 2. Dollarët e tërhequr në bankë kanë qarkulluar nga disa persona me dëftesa ose pusulla të veçanta. 3. Kështu në ambasadën Polake më 04.11.1964 “10.000 U.S.D për shokët komunist  revolucionarë polakë dorëzuar Sh. Rushi”. 4. Në ambasadën Franceze: më 01.08.1965: 9000 USD ia dhashë Roberto Sato Venera nga Peruja i cili erdhi me parullën “Vango de Parte de Andrea”. 5. Më 04.11.1965 “E nënshkruara XH.K. dëftoi se mori nga sh.N.K një zarf më 7.000. tepër sekret për ta dërguar me anë të korrierëve diplomatikë në Ambasadën e RPSH Paris. Shënimi: “Numri 7 .1000 ka kuptimin që mori në dorëzim 7000 USD. Ambasada Vjenë, 1970, Tepër secret: I dorëzojnë Doktorit 5.000 USD, 13.3.70, DH. T.; I dorëzojnë Doktorit 5.000 U.S.D 15.6.70 DH.T; I dorëzojnë  Doktorit 2.000 U.S.D 28.11.70. Ambasada Kajro 1976, Përfaqësuesit nga Sudani do t’i jepen 5.000 USD. Ai do të japë parullën në gjuhë shqipe “Faleminderit” edhe në arabisht “Unë erdha nga ana e Fatimesë”. Këtij njeriu të mos i kërkoni asnjë lloj dëftese ose dokumenti tjetër me të cilin të vërtetojë që mori në dorëzim shumën e mësipërme”. Sasi të konsiderueshme dollarë kanë shkuar ne disa ambasada si Paris, Romë, Vjenë, Varshave  dhe prej këndej janë shpërndarë me dëftesa dore. Në një letër që dërgon Ambasada jonë në Francë thuhet: “Pas hapjes së kasafortës për ne është e vështirë të nxjerrim llogaritë sepse nga shënimet e atij që ka mbajtur kasafortën nuk mund të bëhet një gjë e tillë”. Ambasadori Ksenofon Nushi në Romë, në datën 1.7.1967 lëshon një dëftesë ku thotë se i dorëzova sh. Fosco Dinuccit shumën prej 3.000.000 lireta nga fondi për ndihmë lëvizjes marksiste leniniste. Fosco Dinucci kishte marë në këtë ambasadë me 9 dëftesa 15.620.000 lireta që me kursin 1me 624 i takonte 25.000 dollarë. Nos Qosja në ambasadën Paris, më 31 korrik 1967 me anë të një deftese i ka dhënë shokut Francois Marty shumën prej 10.000 dollarë që përbënte pjesën e fundit nga ndihma që i ishte caktuar për vitin 1967. Francois Marty kishte marë edhe më parë, më 14.7.1967 14.000 dollarë, më 15.7.1967 6.000 dollarë, më 24.7.1967  9.000 dollarë. Gjithsej 39.000 dollarë.

Shpenzime brenda vendit në lekë

Në shpenzimet e mësipërme në dollarë që janë bërë për miqtë dhe të ftuarit, nuk janë përfshirë shpenzimet në lek për trajtimin e tyre për periudhën që kanë qëndruar në Shqipëri si ushqim, fjetje, veshmbathje etj të cilat kapën shuma të konsiderueshme. Përveç pjesëmarrjes në Kongrese, festat etj, kanë ardhur edhe për pushime e kurime në vendin tonë.   Në një informacion që bëhet nga Drejtoria me Marrëdhëniet me Jashtë në vitin 1967 për shpenzimet që duhen për të përballuar pritjen e delegacioneve, personave të ndryshëm, kurseve etj,duhen dhjetra milion lekë. Duke u nisur nga numri i miqve të ftuar në Kongrese, kurse disa mujore, vizita, studentë, pushime etj, me dieta e përcaktuara për ushqim e fjetje dhe shpenzime të tjera për transport, perkthyesa etj. për periudhën 1964-1990 përveç fondit në USD janë shpenzuar dhjetra milionë lekë që me kursin e atëhershëm bëjnë mbi 2 milionë dollarë.

Nga dokumentet e kësaj periudhe del se në Shqipëri kanë ardhur 4.000-4.500 persona.

  1. Pjesa më e madhe e tyre qëndronin deri 10 ditë të cilët përveçse ndiqnin Kongreset që zhvilloheshin, festat e Nëntorit etj vizitonin vendet historike e turistike.
  2. Disa persona që ishin të preferuar qëndronin vetë dhe me familjet e tyre një muaj me pushime.
  3. Mbi 250 vetë për disa muaj bënin përgatitje politiko-ushtarake.
  4. Ishte një numër i madh gazetarësh “Kolonia e gazetarëve” që banonin në Tiranë dhe punonin në Radio-Tirana me muaj ose vite të tërë.
  5. Disa që bënin përgatitje politike-uashtake ose gazetarë kishin me vete edhe familjen.
  6. Në dispozicion të tyre ishte Parku i Delegacioneve me autoveture e autobuzë si dhe shumë përkthyes e shoqërues që trajtoheshin me dietë.

Dietat që ishin në fuqi për këtë trajtim

Numri 6889 25.10.1976 kuota e ushqimit ditor është përcaktuar 110 lekë. Dietat për delegacionin, shpenzimet ditore për ushqim e fjetje kategoria e parë 20 – 25 USD dhe kategoria e II 15 – 20 USD.

 

9 vendime që flasin për shpenzime në lekë

  1. Vendimi 190, 10.01.1964, 200 miq për pushime dhe njohjen e vendit tonë.
  2. Vendimi 42, 13.02.1965, 188 miq organizimin, pritjen dhe trajtimin e tyre.
  3. Vendimi 48, 14.03.1966, 158 vetë për pushime dhe vizita me organizatat e masave.
  4. Vendimi 49, 14.03.1966, 155 vetë për pushime e vizita në KQ.
  5. Vendimi 4, 20.01.1967, 200 vete delegacione, pushime, vizita etj.
  6. Vendimi 124 07.09.1967 23 indoneziane banim, ushqim veshmbathje 200 leke ne muaj për shpenzime te vogla 1 – 3 vjet 6 indoneziane 1000 leke ne muaj për 1 – 3 vjet.
  7. Nga viti 1968 – 1986 pothuajse çdo vit jo vetëm me pune partie por edhe pushime Nils Andersoni ka qenë i pranishëm në Shqipëri me gruan dhe fëmijët. Në këto vite Z.Peter Boeve me pseudonimin Chris Petersen si kryetar i P.K.Hollandeze ka ardhur në Shqipëri 20 herë.
  8. Vendimi 22, 10.02.1967 6 kongolezë për 5-6 muaj përgatitje politiko-ushtarake, 8 fëmijë dhe 2 gra.
  9. Vendimi 90, 31.07.1968: 6 kursantë nga Ceiloni për 3-4 muaj përgatitje politike-ushtarake.

 

Synimet e Fondit të Solidaritetit

Te vendose rolin hegjemon ne bote ne aspektin politik, ideollogjik te P.P.SH. dhe Enver Hoxhes. Partitë që kanë përfituar nga fondi i solidaritetit, janë në shumë shtete që nga shtrirja gjeografikë zënë të 5 kontinentet:  Nga Japonia në SHBA; Nga Zelanda e Re në Argjentinë dhe nga Gadishulli Skadinav në Jug të Afrikës.

Sipas kontineteve

Kontinenti Amerikan: Brazil, Peru, Kolumbi, SHBA, Ekuador, Bolivi, Venezuele, Kili, Argjentinë, Uruguaj, R. Domenikane, Haiti.

Kontinenti Afrikan: Sudan, Somali, Kongo, Kongolo Leo Pold Vil, Malgash, Mozambik, Namibi, Zambabve, Angola, Togo, Volta e Sipërme, Gaboni, Egjypti.

Kontinenti Aziatik: Irak, Liban, Iran, Ceilon, Japoni, Indi, Laos, Jordani, Siri.

Kontinenti Australi – Oqeani: Australi, Zelanda e Re, Filipine, Indonezi,

Kontinenti Evropian: Francë, Itali, Poloni, Belgjikë, Austri, Spanjë, Zvicër, Holandë, Portugali, Angli, Greqi, Suedi, Norvegji, Finlandë, Danimarkë, Rumani, Gjermani dhe Jugosllavi.

Please follow and like us: