Historike/ Kosova pranohet në UEFA
Historike! Kosova është bërë më në fund anëtare e UEFA -s. Është anëtari i 55 -të i saj. Kongresi i qeverisë europiane të futbollit votoi pro. Kosova mori 28 vota, kufirin që i duhej për t’u bërë anëtare. 24 shtete anëtare votuan kundër dhe 2 abstenuan. Ky vendim i hap rrugë pranimit të kombëtares së futbollit të Kosovës që të marrë pjesë në kompeticionet europiane. Po kështu edhe ekipeve të kampionatit në Kosovë, për të qenë pjesë e kompecioneve të UEFA -s. Vendimi i hap gjithashtu rrugë edhe FIFA -s, për ta shqyrtuar më 13 maj, në kongresin që do të mbahet në Meksikë, kërkesën për anëtarësim të Kosovës.
Please follow and like us: