Albspirit

Media/News/Publishing

Humbi 2 milionë euro gjatë fluturimit me avion

 

Një udhëtari që po fluturonte nga Dubai për në Hong Kong, i janë vjedhur nga çanta që e kishte lënë në dollapin sipër kokës para dhe sende me vlerë. Me të zbritur, Mustasa Saci zbuloi se i mungojnë 200 mijë dollarë, një orë ‘Phatek Philippe’ dhe një ‘Rolex’, si dhe gjëra tjera me vlerë. Tregtari 39-vjeçar nga Turqia, që po udhëtonte në sektorin ekonomik të ‘Fly Emirates’, i ka njoftuar menjëherë stafin e kompanisë dhe sigurimin e aeroportit. Ende nuk ka ndonjë njoftim nëse është zënë plaçkitësi, që kishte kryer vjedhje në çantën e ndërmarrësit të orëve të shtrenjta. Kjo vjedhje që e dëmtoi viktimën për afro dy milionë euro, besohet se është më e madhja e këtij lloji që është bërë ndonjëherë. Kohëve të fundit, policia ka ndaluar shumë ‘udhëtarë’ të cilët fluturojnë me aeroplan, që të vjedhin nga pasagjerët.
Please follow and like us: