Mbreti shpërndan Parlamentin, zgjedhje të reja më 26 qershor
Mbreti i Spanjës Felipe VI, shpërndau parlamentit dhe shpalli zgjedhjet për 26 qershor, pasi që nuk është arritur marrëveshje për formimin e Qeverisë pas zgjedhjeve të dhjetorit të vitit që shkoi. Mbreti e nënshkroi dekretin për shpërndarje të Parlamentit pasi që më 2 maj ka skaduar afati ligjor për formimin e Qeverisë. Është hera e parë që në Spanjë duhet të përsëriten zgjedhjet. Në zgjedhjet parlamentare në dhjetor, Partia Konservative Popullore, që ka qenë në Qeveria katër vjet, ka marrë më së shumti vota, mbi 28 përqind (123 deputetë) por të pamjaftueshëm që ta formojë e vetme Qeverinë. Në vendin e dytë kishte dalë partia Socialiste, pastaj Podemos dhe Qytetarët. Asnjëra nga këto tri parti nuk ka dashur që të formojë Qeverinë me Partinë Popullore. Mbreti spanjoll javën e kaluar ka bisedua edhe me liderët politikë të partive në tentimin e fundit që ta zgjedh krizën katër mujore dhe të gjejë kandidatin që mund ta formojë Qeverinë në mënyrë që të evitohen zgjedhjet e reja parlamentare. Megjithatë mbreti pas bisedimeve me liderë politik ka konstatuar se asnjë kandidat për mandatar nuk e ka marrë mbështetjen për formimin e Qeverisë.