Albspirit

Media/News/Publishing

Një grua amerikane fiton 55 milionë dollarë kompensim nga J&J në një rast kanceri

 

Një kompani farmaceutike e quajtur Johnson & Johnson (J&J) është urdhëruar që t’i paguajë më shumë se 55 milionë dollarë si kompensim një gruaje amerikane, e cila thotë se produktet pudër talk të kësaj firme, që ajo kishte përdorur, i kishte shkaktuar kancerin e vezoreve.

BBC shkruan Gloria Ristesund, 62 vjeçare, ka thënë se ajo kishte përdorur produktet pudër talk të J&J në organet gjenitale për dekada të tera. Kompania – e cila përballet me rreth një mijë e 200 pohime të tilla – tani insiston se produktet e veta janë të sigurta dhe do se do të ankohet. Ndërkohë, hulumtuesit thonë se lidhjet e pudër talk me kancerin janë të pavërtetuara. Në shkurt, Johnson & Johnson pagoi 72 milionë dollarë për një rast të njëjtë.

Please follow and like us: