Puthje jo më shumë se 5 minuta dhe ligje të tjera të rralla në botë
Nuk është çudi që avokatët janë ndër profesionistët më të paguar. Lexoni listën e ligjeve më të çuditshme në botë dhe nuk do të habiteni më pse njerëzit mbushin sallat e gjyqeve edhe për çështjet më të parëndësishme.
- Në Viktoria, Australi, vetëm një elektricist i licencuar mund të ndërrojë llambat.
- Në Viktoria, Australi, është e ndaluar të veshësh pantallona ngjyrë ciklamin e ndezur pas mesditës të ditës së diel.
- Në Angli, është e jashtëligjshme të vdesësh në Dhomat e Parlamentit.
- Në Angli, është vepër tradhtie të ngjitësh një pullë poste të monarkëve britanikë mbrapsht.
- Në Francë, është e ndaluar t’i vësh një derri emrin Napoleon.
- Nën Ligjin e vitit 2006, të Skemave të Shmangies së Taksave në Mbretërinë e Bashkuar, është e paligjshme të mos i thuash taksambledhësit atë që ti nuk do që ai të dijë, edhe pse nuk je i detyruar t’i thuash gjërat që s’e ke problem të tregosh.
- Në Ohaio, kundërshton ligjet e shtetit nëse deh një peshk.
- Anijet e Flotës Mbretërore që hyjnë në Portin e Londrës, duhet të sjellin një fuçi me rum për Kryeoficerin e Kullës së Londrës.
- Në Mbretërinë e Bashkuar, një grua shtatzënë mund të kryejë nevojat personale ku të dojë, madje, nëse e kërkon, edhe në helmetën e një polici.
- Në Lancashire, asnjë personi nuk i lejohet, kur i kërkohet të ndalë nga oficeri i bregdetit, të nxisë në qen të lehë.
- Në Majami, Florida, është e jashtëligjshme të ecësh me patina në një rajon policie.
- Në Indonezi, dënimi për masturbimin është prerja e kokës.
- Në Mbretërinë e Bashkuar, të gjithë meshkujt mbi 14 vjeç duhet të bëjnë praktikë dy orë hedhje shigjete në ditë.
- Në Londër, qytetarëve u lejohet të kalojnë me tufën e deleve në Urën e Londrës pa paguar asnjë tarifë; atyre u lejohet të drejtojnë patat në rrugën Cheapside.
- Në San Salvador, shoferët e dehur mund të dënohen me vdekje para skuadrës së qitjes.
- Në Mbretërinë e Bashkuar, një mashkull që duhet të urinojë në publik patjetër mund ta bëjë nëse është i drejtuar nga rrota e prapme dhe e mban dorën e djathtë tek automjeti.
- Në Çester, banorët e Uellsit ndalohen të hyjnë në një qytet para lindjes dhe të qëndrojnë pas perëndimit.
- Në qytetin e Jorkut, është e ligjshme të vrasësh një skocez brenda mureve të lashta të qytetit, por vetëm nëse ai ka një hark dhe shigjetë.
- Në Boulder, Kolorado, është e paligjshme të vrasësh një zog brenda kufijve të qytetit dhe gjithashtu të “zotërosh” një kafshë. Banorët e qytetit, nga ana ligjore, janë “kundërshtues” të kafshëve.
- Në Vermont, gratë duhet të marrin një leje të shkruar nga burrat e tyre nëse duan të vënë dhëmbë të rreme.
- Në Bahrain, një doktor mashkull mund të hetojë në mënyrë të ligjshme gjenitalet e një gruaje, por e ka të ndaluar t’i shohë drejtpërsëdrejti gjatë hetimit; ai mund të shohë vetëm reflektimin në pasqyrë.
- Koka e çdo balene të ngordhur e gjetur në bregdetin britanik është ligjërisht pronë e Mbretit; bishti, i përket Mbretëreshës, nëse i duhen kockat për korsenë.
- Në Eureka, Nevada, SHBA, është ende e paligjshme që burrat me mustaqe të puthin gratë.
- Në Alexandria, Minesota, SHBA, është ende e paligjshme që një burrë, të cilit i mban frymëmarrja erë hudhrash, qepësh apo sardelesh, të kryejë marrëdhënie seksuale me gruan e tij.
- Në kontenë Logan, Kolorado, SHBA, është ende e paligjshme të puthësh një grua nëse ajo është në gjumë.
- Në Providence, Rhode Island, SHBA, është ende e jashtëligjshme që të zotët e dyqaneve t’i shesin kolinoz dhe furçë dhëmbësh të njëjtit klient të dielave.
- Në Zion, Illinois, SHBA, është ende e paligjshme t’i ofrosh cigare kafshëve shtëpiake.
- Në St. Louis, Misuri, SHBA, është ende ilegale që një zjarrfikës të shpëtojë gratë që janë ende me këmishë nate.
- Në Ames, Ioua, SHBA, është ende e paligjshme që burrat të pinë tre gllënjka birre ndërsa janë në shtrat me bashkëshortet e tyre.
- Në Maryland, SHBA, është ende e paligjshme që stacionet radiofonike të luajnë këngën e Randy Newman “Short people”.
- Në Oklahoma, SHBA, është ende e paligjshme të bësh fytyra qesharake para qenit, një krim që mund të rezultojë në dënim me burg.
- Në Uashington, SHBA, është ende një krim të pretendosh se ke prindër të pasur.
- Në Tremonton, Utah, SHBA, është ende një krim që një grua të ketë marrëdhënie seksuale me një burrë në ambulancë. Ajo mund të akuzohet për keqbërje dhe mund t’i botohet emri në gazetë.
- Në Majami, Florida, SHBA, është ende e paligjshme për këdo që të imitojë një kafshë.
- Në Afganistan, milicia talebane i ndaloi gratë të vishnin çorape të bardha, në rast rreziku se mos meshkujve i dukeshin tërheqëse. Policia gjithashtu urdhëroi që dritaret të lyheshin me të zezë, në mënyrë që të mos shiheshin nga jashtë.
- Në Ioua, SHBA, është e jashtëligjshme të puthesh më shumë se pesë minuta.
- Në International Falls, Minesota, SHBA, është kundër ligjit që një qen të ndjekë një mace mbi një shtyllë dhe të zotët e qenve mund të gjobiten për këtë.
- Në Louisiana, SHBA, nëse kafshon dikë me dhëmbë, kjo klasifikohet si “sulm i thjeshtë”, por nëse e kafshon dikë me protezat e dhëmbëve, atëherë konsiderohet si “sulm i rëndë”.
- Në Masaçusets, SHBA, është e paligjshme që personat në zi të hanë më shumë se tre sanduiçe në zgjim.
- Në Chico, Kaliforni, SHBA, ligji thotë se kushdo që detonon një mekanizëm bërthamor brenda kufijve të qytetit do të gjobitet me 500 dollarë.
- Në Liban, çdo burrë mund të kryejë marrëdhënie seksuale me çdo kafshë, për sa kohë që ajo të jetë femër.
- Në Conorsville, Wisconsin, SHBA, është ende e paligjshme që një burrë të hapë zjarr me armë ndërsa kryen marrëdhënie seksuale me gruan e tij.
- Në Oblong, Illinois, është e paligjshme të kryesh marrëdhënie seksual ndërsa jeni për peshkim apo gjueti, ditën e dasmës.
- Në Hastings, Nebraska, SHBA, ligji thotë se të zotët e hoteleve duhet t’i sigurojnë këmisha nate të bardha vizitorëve. Asnjë çifti nuk i lejohet të ketë marrëdhënie seksuale në hotel nëse nuk i kanë veshur këto këmisha të pastra.
- Në Willowdale, Oregon, SHBA, asnjë burrë nuk mund të thotë shajë ndërsa kryen marrëdhënie seksuale me gruan e tij.
- Në Kingsville, Teksas, SHBA, është e jashtëligjshme që derrat të kryejnë marrëdhënie seksuale në pronën e aeroportit.
- Gjatë Luftës së Dytë Botërore, kushdo për të cilin zbulohej se ishte homoseksual në ushtrinë franceze, ekzekutohej.
- Me qindra vite më parë në Japoni, kushdo që tundohej të largohej nga vendi ekzekutohej.
- Shteti i parë që hoqi dënimin me vdekje ishte Austria, në vitin 1787.
- Në Wetaskiwin, Alberta, Kanada, në vitin 1917, ishte e jashtëligjshme të lidhje një kalë mashkull pranë një kali femër.
- Të përtypësh çamçakëz është veprim i jashtëligjshëm në Singapor.
- Në Burma, është e jashtëligjshme të kesh internet. Nëse një person zbulohet se posedon një modem, burgoset.
- Në Bangladesh, është e jashtëligjshme për fëmijët e shkollës që të kopjojnë në një provim. Madje dhe nxënësit më të rinj se 15 vjeç mund të burgosen për këtë.
- Deri në vitin 1984, belgët duhet ta zgjidhnin emrin e fëmijëve nga një listë me 1500 të tillë, e mbushur që në kohët e Napoleonit.
- Në Rumani, në vitin 1935, Mickey Mouse u ndalua nga autoritetet, pasi ato mendonin se pamja e brejtësit 3 metra të lartë do të tmerronte fëmijët e vendit.
Please follow and like us: