Simbolet e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe Gjysmë Hënës së Kuqe
Si sot më 24 prill të vitit 1877 filloi lufta ruso-turke kur Rusia i shpalli luftë Perandorisë Osmane – ishte në fakt konflikt midis Perandorisë Osmane dhe Koalicionit Ortodoks Lindor. Luftimet u zhvilluan në Kaukaz e pastaj në Ballkan nën atmosferën e krijuar nga nacionalizmi i shekullit të 19-të.
Faktorët shtesë të luftës ishin edhe shpresat ruse për të rimarrë territoret e humbura gjatë Luftës së Krimesë, si dhe për vendosjen e kontrollit në rajonin e Detit të Zi, dhe shtrirjen e ndikimit në Ballkan.
Lufta ruso-turke shkaktoi një ndryshim; atë mes emblemave të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe Gjysmë Hënës së Kuqe, ndarje e cila vazhdon sot e kësaj dite.
Rusia dhe Perandoria Osmane kishte nënshkruar Konventën e parë të Gjenevës (1864), e cila e bëri Kryqin e Kuq emblemën mbrojtëse për personelin ushtarak mjekësor, të plagosurit, dhe robërit e luftës.
Por Kryqi u kujtonte osmanëve kryqëzatat, kështu që e zëvendësuan atë me Gjysmë Hënën e Kuqe; simbol i shoqatave të tilla ndihmëse në shumicën e vendeve myslimane – më vonë Gjysmë Hëna e Kuqe u ratifikua si emblemë mbrojtëse nga Konventat e Gjenevës në vitin 1929 dhe përsëri në vitin 1949.