Albspirit

Media/News/Publishing

“Stop”: Kamera e fshehtë zbulon korrupsionin në institucionet e antikorrupsionit

Duket si ironi, por në fakt është e vërtetë! Lapsi.al arriti të mësojë disa detaje në lidhje me një skemë tjetër skandaloze të abuzimit nga zyrtarët e shtetit, e cila do të trajtohet gjerësisht sonte në “Stop”. Janë institucione kontrolli që kujdesen e paguhen të luftojnë korrupsionin, por për fat të keq, janë ato të parat që korruptohen!

Rasti denoncohet nga një kamera e fshehtë në “Stop”, ku shfaqen zyrtarë, tavolinat e të cilëve mbushen me lekë e valutë, në këmbim të deformimit të fakteve dhe dosjeve.

Skandaloz mbetet fakti se ajo që do të shohim e dëgjojmë, është se edhe vetë zyrtarët e dinë mirë pazarin e institucioneve të tjera dhe të drejtojnë se ku duhet të paraqitesh për ta zgjidhur hallin, që mos t’i hysh më thellë.

Kush janë zyrtarët dhe institucionet që korruptohen? Sa para dhe valutë do të marrin dhe në këmbim të cilit favor? Mbetet për t’u parë…

Please follow and like us: