Albspirit

Media/News/Publishing

Trendi i sandaleve të kësaj vere në Shqipëri

Paralajmërimi i modës verore: këto janë sandalet që duhet t’i keni patjetër. Nëse je gati për sezonin e sandaleve, ja ku janë disa modele, të cilat vijnë si propozime për stinën. Gjithçka që të duhet për sezonin e verës. Blogeret dhe yjet e showbizit kanë filluar t’i veshin që tani, që do të thotë se sandalet me lidhëse do të jenë MUST në këtë sezon. Shumë prej  këtyre modeleve kanë filluar të jenë pjesë e pasarelave dhe rrjeteve sociale nga blogeret e njohura. Duke iu referuar edhe shumë revistave ndërkombëtare, markat më të mira të këpucëve, sandalet me lidhëse, gladiator dhe me thekë, i kanë propozuar muaj më parë si trendin më të parezistueshëm të këtij sezoni veror. Një stil të tillë mund ta kombinosh në çdo kohë me xhinset e preferuara, ose edhe me fustanet apo fundet me ngjyra të verës. Sipas emrave më në zë të modës, por edhe personazheve të njohur, sandalet gladiator janë mënyra më e mirë për t’u ndier rehat gjatë gjithë ditës.

Image result for trendi i sandaleve te veres

Image result for trendi i sandaleve te veres

 

 

Please follow and like us: