Albspirit

Media/News/Publishing

Vrasjet më të bujshme të politikanëve

10 vrasjet më të bujshme të politikanëve në histori

Që kur mbreti Mohabite Eglon u godit për vdekje me thikë mbi fronin e tij në 1200 p.e.s, ndoshta dhe shumë kohë para kësaj date, shumë liderë të tjerë politikë janë vrarë për shumë arsye të ndryshme. Ka nga ata që janë vrarë për shkak se autoriteti i tyre është konsideruar rrezik për të tjerët, ka edhe nga ata që janë vrarë për shkak të vendimeve te gabuara që kanë marrë në politikë, por ndonjëherë arsyeja mund të jetë po aq e thjeshtë sa edhe dëshira e vrasësit për tu bërë i famshëm. Zakonisht këto vrasje kanë patur ndikim edhe në historinë e njerëzimit. Po kush ishin këto burra dhe gra, vdekja e të cilëve ka patur të tilla pasoja?

10. Benazir Bhutto
Në vend të dhjetë qëndron Benazir Bhutto, ish-kryeministre e Pakistanit e cila vdiq në vitin 2007. Ndikimi i Bhutto-s në politikën pakistaneze ishte mjaft i konsiderueshëm. Ajo njihej si një zë i moderuar në një vend të mbushur me ekstremizëm. Vdekja e saj shkatërroi pothuajse çdo shans që kombi i saj mund të ketë patur për stabilitet politik. Gjithashtu vdekja e saj la një boshllëk që asnjë lider i pozitës nuk ka qenë në gjendje ta mbushë, duke e lënë kështu Pakistanin një vend gjithnjë e më të paqëndrueshëm dhe gjithnjë e më të rrezikshëm.

9. Reinhard Heydrich
Në vend të nëntë qëndron Reinhard Heydrich, një ish-zyrtar i lartë nazist i cili vdiq më 1942. Vetëm ata që kanë jetuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, kanë mundësi ta njohin se kush ishte Reinhard Heydrich. Ai ishte një ushtarak që njihej si krahu i djathtë i Hitlerit dhe i cili kishte luftuar shumë për Gjermaninë dhe u kishte shpëtuar disa herë partizanëve çekë në rrugët e Pragës. Pas vdekjes së Hitlerit, mendohej se ai do të ishte pasardhësi i tij. Sigurisht që, nën udhëheqjen e Heydrich, shumë gabime të bëra nga Hitleri gjatë fundit të luftës së Dytë Botërore, mund të ishin mbuluar më së miri.

8. Indira Gandhi
Në vend të tetë qëndron Indira Gandhi, ish-kryeministre e Indisë e cila vdiq në vitin 1984. Ashtu si dhe Benazir Bhutto, për një brez të tërë të indianëve, Indira Gandhi ishte zëri i modernizmit, vdekja e së cilës rezultoi në një periudhë jo shumë të mirë për Indinë. Ndikimi i saj dhe dëshira për të sjellë në Indi shekullin e 20-të nuk mund të mohohen pavarësisht diskutimeve të ndryshme.

7. John F. Kennedy
Në vend të shtatë qëndron ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili u vra në vitin 1963. Kennedy është një nga katër presidentët e Amerikës vdekja e të cilit nuk ka ardhur në mënyrë natyrale, por që jeta i është marrë nga një vrasës. Vdekja e tij nuk ndikoi aq shumë mbi Amerikën, sesa teoritë e konspiracionit që ngrihen mbi të.

6. Mahatma Gandhi
Në vend të gjashtë qëndron Mahatma Gandhi, një aktivist dhe udhëheqës politik i Indisë, i cili vdiq në vitin 1948. Zëri i “jo dhunës” në një botë gjithnjë e më të dhunshme ishte i rëndësishëm, por ai u vra në rrugët e Nju Dehlit nga një student. Vdekja e tij ishte një goditje e madhe jo vetëm për Indinë por edhe për të gjithë botën. Politika që ai ndoqi kundër varfërisë dhe dhunës shërbeu si një model paqeje për shumë vende dhe aftësia e tij për të ndikuar si tek hindutë ashtu edhe tek myslimanët bëri që në vendin e tij të kishte sado pak paqe ndërmjet këtyre dy komuniteteve.

5. Julius Caesar
Në vend të pestë gjendet ish-perandori i Romës Julius Caesar, i cili vdiq në vitin 44 para lindjes së Krishtit. Këto vite, për historinë e botës, njihen si vite tradhtie, pasi edhe vetë perandori i Romës u tradhtua dhe u vra nga senatorët e tij. Por në fund të fundit pa vdekjen e Ceasar-it, historia e botës nuk do të njihte Kleopatrën!

4. Martin Luther King, Jr.
Në vend të katërt gjendet Martin Luther King, një aktivist i të drejtave të njeriut, i cili vdiq në vitin 1968. Është e pamundur të mendosh se si do të kishin shkuar gjërat për komunitetin zezak, nëse nuk do të kishte qenë gjallë Luther King-u. Pa dyshim që humbja e tij ishte një goditje e madhe jo vetëm për këtë komunitet por edhe për lëvizjen për të drejtat e njeriut.

3. Alexander II
Në vend të tretë qëndron ish-cari i Rusisë i cili vdiq 1881. Shumë njerëz ka mundësi që nuk dinë shumë për ish-carin e Rusisë Alexandrin e II, por vrasja e tij në mars të vitit 1881 ndryshoi për keq gjithë rrjedhën e Rusisë. Ky monark i shkolluar para vdekjes së tij ishte në prag krijimi të një parlamenti, i cili është një element i vendeve demokratike. Në vend të kësaj, pasardhësi i tij e çoi vendin në komunizëm për afro tridhjetë vjet.

2. Abraham Lincoln
Në vend të dytë është ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili u vra në vitin 1865 nga John Wilkes Booth. Vrasja e tij ndikoi për keq në Amerikë pasi mendohet se si pasojë e kësaj, lufta civile ka zgjatur me dekada. Gjithashtu thuhet se vrasësi i tij më shumë se veten ka ndihmuar në shtypjen e komunitetit zezak në Amerikë.

1. Archduke Franz Ferdinand
Në vend të parë gjendet Archduke Franz Ferdinad ish-trashëgimtar i Fronit të Austro-Hungarisë, i cili vdiq në vitin 1914. Lind pyetja se çfarë e bën këtë djalë të qëndrojnë në krye të listës. Padyshim që pasojat që pati vendi pas vdekjes së tij ishin të menjëhershme. Rezultoi që vrasësi i tij bënte pjesë në ushtrinë serbe dhe kaq mjaftoi që të fillonte një luftë me përmasa botërore, e cila njihet ndryshe si Lufta e Parë Botërore, e cila shënoi në bilanc 15 milionë viktima. Sigurisht që janë vrarë shumë njerëz të njohur, por askush nuk kishte pasojat e këtij akti.

Please follow and like us: