Albspirit

Media/News/Publishing

10 foto të pashpjegueshme

Fantazma, UFO, monstra të detit, beteja galaktike; janë interpretimet ekstreme që dalin nga foto deri më tani të pashpjegueshme e të mbetura mister. Shpesh bëhet fjalë për imazhe të modifikuara me fotoshop, por në raste të tjera fotot janë shkrepur në një epokë ku modifikimet e sotme nuk ishin shpikur ende dhe madje ishin të paimagjinueshme. Si mund të shpjegohet atëherë fantazma e ulur në një varrezë në Chicago apo e ashtuquajtura Babushka Lady, e vetmja sipas FBI që zotëron pamjet e vrasjes së presidentit Kennedy?  Ja disa nga fotot të cilat shkencëtarët nuk kanë mundur dot t’i shpjegojnë as sot…

  1. Në një foto të skuadrës së Royal Air Force në 1919, pas shpinë së një prej burrave në rreshtin e fundit shfaqet imazhi i Freddy Jackson, një mekanik që kishte vdekur dy ditë përpara se të realizohej kjo foto.
  2. Gruaja me të verdha shfaqet edhe në shumë foto të tjera të shkëputura nga momenti i atentatit ndaj presidentit Kennedy; nga fotot e shkëputura prej videos së Abraham Zapruder duket gjitashtu se ajo është duke filmuar skenën. Deri më sot është personi i vetëm i paidentifikuar nga FBI, e pranishme ditën e atentatit në Dallas. Gjithashtu, nuk janë gjetur kurrë foto apo video të atentatit që mund t’i atribuohen asaj. Kush ishte ajo grua që ka kaluar në histori me nofkën Babushka Lady?
  3. Duhet të ishte fotoja e një vajze të vogël me një tufë lulesh në dorë, por në pamje vihet re një prezencë misterioze. Fotoja e shkrepur në 23 maj 1964m në kontenë angleze të Cumberland, nga Jim Templeton për vajzën e tij njihet ndryshe edhe si “Il Solway Firth Spaceman”, për ngjashmërinë e figurës që shfaqet pas shpinës së saj me një astronaut. Analizat fotografike nuk zbuluan asnjë falsifikim apo manipulim. Kompania Kodak ofroi edhe një shpërblim për këdo që do të mund të shpjegonte fenomenin. Askush nuk ja ka arritur deri më sot…
  4. Fotoja është realizuar për të festuar transferimin e familjes Cooper në shtëpinë e re, në Texas. Babai vendosi ta përjetësonte këtë moment familjar. Vetëm pasi fotoja u realizua, u zbulua prania e një tjetër personi; diçka që duket si një fantazmë apo trupi i një njeriu të varur në çati. Ky imazh njihet edhe me emrin “Cooper falling body photo”.
  5. Fotoja është realizuar në vitin 1941, me rastin e hapjes së South Bridge Forks, në Canada: djali me rreth të kuq ka veshur rroba mjaft moderne për kohën, por mbi të gjitha mban në duar një fotokamerë bashkëkohore. Për ta kuptuar, mjafton ta krahasosh me aparatin që mban në dorë burri para tij. Analiza e fotos ka vërtetuar se nuk ka gjurmë modifikimi.
  6. Gruaja në kullën jugore të World Trade Center, më 11 shtator 2001 shihet teksa qëndron në këmbë edhe pse gjendej në të njëjtin kat, atë me numër 97, ku u përplas avioni. I mbijetoi temperaturave ekstremisht të larta dhe zjarrit që pasoi përplasjen.
  7. Në 1964, fotografi francez Robert Serrec ka fiksuar imazhin e atij që duket një gjarpër gjigant uji në brigjet e Queensland, në Australi. Deri më sot nuk janë dhënë shpjegime të besueshme lidhur me këtë pamje.
  8. Në dhjetor të vitit 1924, James Courtney dhe Michael Meehan, anëtarë të ekuipazhit të anijes SS Watertoën po pastronin një cisternë gazi kur ranë të dy brenda duke humbur jetën. Siç ishte zakon në atë kohë, i varrosën duke i hedhur në det. Ditën tjetër fytyrat e Courtney dhe Meehan u panë ‘të ndiqnin’ anijen në ujë.
  9. Ishte maji i vitit 1947, kur 23-vjeçarja Evelyn McHale u hodh nga ‘Empire State Building’. Fotografi Robert Wiles shkrepi këtë foto pak momente më vonë; trupi i gruas dukej mrekullisht i paprekur pas një fluturimi prej 86 katesh.
  10. Në 1991, shumë anëtarë të Ghost Research Society zhvilluan hetime në varrezat Bachelor’s Grove, në Chicago, që cilësohej si një nga vendet më të pushtuara nga fantazmat në SHBA. Një prej tyre realizoi këtë foto në një moment kur varrezat ishin tërësisht bosh, por me t’u zhvilluar filmi, vuri re se kishte kapur imazhin e një fantazme të ulur mbi një varr.

 

Please follow and like us: