Mozaik kulturor nga Kina
Bienalja Ndorkombëtare e Artit e Pekinit dhe objektivat e saj
Bienalja Ndërkombëtare e Artit e Pekinit do të rinisë në Muzeun Kombëtar të Artit në kryeqytetin kinez në shtator të vitit 2017 me edicionin e saj të 7-të, tema e të cilit do të jetë ” Rruga e Mëndafshit dhe qytetërimet botërore”.
Grupi organizativ në të cilin bëjnë pjesë Federata e Letërsisë dhe Arteve e Kinës, Bashkia e Pekinit dhe Shoqata e Artistëve e Kinës tashmë kanë nisur të ftojnë artistë vendës dhe të huaj për të paraqitur punimet e tyre në shpirtin e Rrugës së Mëndafshit.
Në lashtësi rrugët shërbenin si i vetmi mjet ndërlidhës midis kombeve të cilët shkëmbenin mes tyre mallra për trefti por edhe kultura e tradita. Kjo ka ndodhur dhe me shkëmbimet e Kinës me vendet e tjera përgjatë Rrugës së Mëndafshit.
“Ndonëse shumë qytete që dikur ndodheshin përgjatë Rrugës së Mëndafshit tani nuk ekzistojnë më komunikimi dhe reciprociteti në zhvillimin e përbashkët është sot një domosdoshmëri në nivel global”, shprehet kryetari i Shoqatës së Artistëve të Kinës, Liu Dawei, një ndër nismëtarët e bienales që në vitin 2003.
Kjo veprimtari kulturore me përmasa të mëdha sjell për publikun evoluimin e traditave në pikturë, skulpturë dhe arte të tjera duke evidentuar rolin e tyre në kulturat e Lindjes dhe të Perëndimit.
Ekspozita e parë me titull “Origjinaliteti në bashkëkohësi” që startoi në vitin 2003 paraqiti për publikun pekinas 400 vepra në pikturë dhe skulpturë të artistëve nga 45 vende dhe rajone të botës, të cilat pasqyruan të përbashkëtat dhe dallimet në trashëgiminë kulturore.
Ndërsa ediciconi i findit i bienales i vitit 2015 u zhvillua në moton ” Kujtime dhe Ëndrra” duke shënuar pjesmarrjen e artistëve nga 96 vende dhe rajone të botës të cilët ekspozuan nëBienale 700 vepra arti.
Zeng Chenggang skulptor dhe profesor arti në Universitetin Tsinghua të Pekinit tregon se ka marrë pjesë me punët e tij në edicionin e dytë dhe të katërt të Bienales. Sipas tij kjo veprimtari sjell zhvillimet e reja në pikturë dhe skulpturë si dhe krijon mundësi të shkëlqyera për shkëmbim idesh dhe eksperience mes pjesmarrësve artistë nga vende dhe rajone të ndryshme të botës, të cilët i bashkon gjuha e artit.
Profesori Zeng thotë se arti ka evoluar mjaft nga viti në vit dhe tani kemi të bëjmë me performancë artistike, art konceptual dhe mjedis artistik. Artistët duke thyer muret ndarëse të kategorive të artit, gjejnë rrugët e reja të shprehjes së tij.
Nga ana tjetër krijimtaria artistike në çdo vend bazohet gjerësisht në trashëgiminë kulturore të secilit vend. Në këtë kuptim Bienalja e Pekinit shndërron traditën dhe gjuhën e artit në kontekstin modern. Gjatë Bienales ekspozohen dhe instalacione, video dhe punime mediatike të përziera, në mlnyrë që sa më shumë artistë të promovojnë krijimtarinë e tyre. Drejtorja e Muzeut Ludwig të Koblenzit në Gjermani, Beate Reifenscheid është një nga kuratoret e Bienales Ndërkombëtare e cila rekomandon artistët perëndimorë të marrin pjesë në të. Sipas saj Bienale ka një rëndësi të veçantë për artistët nga vendet perëndimore se ata kanë mundësi të komunikojnë dhe të shkëmbejnë përvojë me artistët kinezë por dhe nga vende të tjera pjesmarrëse nga Azia.Tema e Bienales së vitit 2017 do të ndërthurë historinë me të ardhmen.
Masa të reja për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore
Kina do të rritë shpërblimin për praktikuesit e arteve, trashëgimi kulturore, bëri të ditur Ministria e Kulturës. Duke patur parasysh faktin se shumë pjesë së trashëgimisë kulturore po shuhen dita-ditës si pasojë e zhvillimit të vrullshëm shoqëror, Ministria e Kulturës me këtë masë të re synon ruajtjen dhe kultivimin e trashëgimisë.
Shpërblimet u janë dhënë figurave të njohura si praktikues të arteve apo artizaneve të lidhura me trashëgiminl popullore, qysh nga viti 2008. Tashmë me masën e re pritet që shpërblimi të rritet deri në 20,000 yuan (3,088dollarë amerikan) në vit për praktikuesit e arteve të trashëgimisë kulturore, nga 10 mijë juan që është aktualisht dhe 8 mijë që ishte në vitin 2008. Shpërblimi do të përdoret për mbështetjen e veprimtarive me karakter pedagogjik. Zyrtari i Ministrisë së Kulturës Ma Shengde, është shprehur në median kineze se kjo masë e re mbështetëse pritet të nxitë ruajtjen e zejeve të rralla por dhe të arteve të ndryshme popullore, për ti trashëguar ato brez pas brezi.
Sipas burimeve të Ministrisë së Kulturës 295 nga 1,986 artizanët në nivel kombëtar kanë ndërruar jetë vitet e fundit. Por arti i tyre duhet ruajtur, siu p jesë e trashëgimisë së vyer kulturore të kombit. Për këtë arsye Ministria e Kulturës ka nisur të krijojë një regjistër me të dhënat e tyre në mbarë vendin, për të mundësuar kontaktin dhe promovimin e tyre.
Në trashëgiminë kulturore përfshihen ritualet tradicionale, veprat e shkruara por dhe forma të tjera arti si akrobacia, që është një trashëgimi kulturore e veçantë e Kinës. (E. Merepeza)
https://www.facebook.com/Cerciz-Loloci-444479355625593/