Albspirit

Media/News/Publishing

Del në shitje ‘shtëpia-bordello’ e Lanny Kravitz në Nju Orleans


Një ‘shtëpi-bordello’ që ka parë gjithçka, ose më mirë akoma që ka dëgjuar çdo zhurmë, duke parë që pronari ishte Lanny Kravitz. Banesa e tij deri në vitin 2012 ishte në Nju Orleans në rrugën numër 12 të ‘Dauphine Street’, në mes të lagjes franceze, zemër e qytetit simbol të muzikës dhe të bluzit në Luizianë.

Shtepia 1Një apartament i madh prej 180 metrash katrorë me një pamje të rrënuar dhe pak trasgresive, pikërisht si në një “modern brothel”, siç e quante vetë muzikanti.

Shtepia 2Tani është në shitje për 1.16 milionë dollarë, gati për t’u shijuar në çdo kuptim nga dikush tjetër, për herë të dytë brenda pak viteve. Në të vërtetë, që në vitin 2004, ishte nxjerrë në shitje nga një arkitekt i famshëm amerikan Brian Sëierdivisi, i cili e kishte blerë drejtpërdrejt nga Kravitz, duke paguar 655 mijë dollarë.

Shtepia 4Dy vjet më parë, pronari i ri nuk synonte ta shiste shtëpinë, por ta jepte me qira, por me 12 mijë euro në muaj asnjë nuk e kishte të lehtë ta merrte.

Shtepia 5Aktualisht arkitekti është i prirur për ta shitur dhe ofron një njoftim mes sugjerimeve që përzihen me  paqartësi dhe atmosferë, ku në dy katet e banesës ka shkallë spirale. Pastaj ka një kuzhinë të madhe. Gjithçka është e mbështjellë nga ngjyra e zezë dhe gri, sikur e ka mbuluar një re e dendur. Kënaqësie…

https://www.facebook.com/Cerciz-Loloci-444479355625593/

Please follow and like us: