Dhjetëvjeçari hakon Instagram, shpërblehet nga Facebook
Dhjetëvjeçari mund të jetë shumë i vogël për të hapur një llogari në Facebook (të paktën sipas rregullave të Mark Zuckerberg), por jo sa për të fituar 10 mijë dollarë nga gjiganti i rrjeteve sociale, pasi arriti të hakojë Instagramin.
10-vjeçari Jani (emri i ti i plotë nuk është zbuluar), nga Finlanda, është personi më i ri që ka arritur të fitojë një shumë të majme nga Facebook pasi zbuloi një gabim tek Instagram, nga ku mund të fshinte çdo koment të bërë në aplikacionin popullor për foto. Sipas të përditshmes finlandeze “Iltalehti”, Jani ka arritur të alternojë një kod në serverët e Instagram-it, nga ku mund të fshinte të gjitha komentet e përdoruesve. “Mund të eliminoj këdo, madje edhe Justin Bieber”, u shpreh 10-vjeçari për gazetën “Iltalehti”. Ekspertët e Facebook treguan për të përditshmen “Forbes” se Jani e verifikoi zbulimin e tij duke fshirë një koment që postoi kompania në një nga llogaritë e saj.
Please follow and like us: