Albspirit

Media/News/Publishing

Diamanti blu më i madh në botë, në ankand për 45 mln dollarë

diamantiQuhet “Oppenheimer Blue” dhe me 14, 62 karatët e tij është më i madhi diamant blu i nxjerrë ndonjëherë në ankand. Do të dalë në shitje më 18 maj nga shtëpia e ankandeve Christie’s, në Gjenevë. I klasifikuar nga Gia (Gemological Institute of America) si “Fancy Vivid Blue”, në sajë të ngjyrës intensive, diamanti blu është vlerësuar mes 38-45 mln dollarë.

Guri i çmuar e ka marrë emrin nga pronari i mëparshëm, sir Philip Oppenheimer, familja e të cilës është mjaft e njohur në fushën e diamanteve prej 80 vjetësh.

diamanti1

‘Sir Philip kishte mundësinë të kishte çfarëdo diamanti, – shpjegon François Curiel, – shefi i Christie’s Asia Pacific and China, po zgjodhi pikërisht këtë, për tonalitetin e tij perfekt, përmasat ekzakte dhe formën e mrekullueshme drejtkëndore”.

“Oppenheimer Blue” është i fundit në serinë e diamanteve historikë blu të nxjerrë në ankand nga ‘Christie’s’. Mes tyre është ai Tereshchenko më 1984,  Wittelsbach Blue më 2008, Begum Blue më 1995 dhe një unazë me diamant blu që i përkiste Maria Antonetës, i nxjerrë në ankand në vitin 1983.

https://www.facebook.com/Cerciz-Loloci-444479355625593/

Please follow and like us: