Albspirit

Media/News/Publishing

“Dolce & Gabbana”, për herë të parë veshje për gratë myslimane

160107173539-dolce-gabbana-hijab-abaya-10-super-169Marka luksoze e modës “Dolce & Gabbana” ka sjellë diçka ndryshe, duke shmangur modelet seksi për diçka më modeste. Marka e famshme ka krijuar një koleksion të veçantë me veshje myslimane.

160107171325-dolce-gabbana-hijab-abaya-3-super-169Për herë të parë, dizajnerët Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana kanë prezantuar një koleksion “hijabs dhe abayas”, veshje deri në kyçe dhe me shami, të cilat kanë si synim myslimanet në Lindjen e Mesme.

160107173342-dolce-gabbana-hijab-abaya-9-super-169Linja  e re e veshjeve është prezantuar këtë javë në Arabi. Nuk është hera e parë që “Dolce & Gabbana” frymëzohet nga target-grupe të veçanta.

160107174102-dolce-gabbana-hijab-abaya-13-super-169Koleksioni ka dalë në shitje këtë muaj dhe gjendet në të gjithë butikët e markës së njohur  në Lindjen e Mesme si dhe në dyqane të zgjedhur në Paris, Londër, Milano dhe Mynih.

 

Please follow and like us: