Albspirit

Media/News/Publishing

Emiratet e Bashkuara Arabe, një mal për të sjellë shiun

Emiratet e Bashkuara Arabe kërkojnë të ndërtojnë një mal për të shtuar sasinë e reshjeve në vendin e përfshirë nga thatësira.

Prej disa dekadash vendi është goditur nga një valë e lartë temperaturash, çka ka çuar në tharjen e lumenjve, tharjen e prodhiemve dhe rritjen e çmimeve të ushqimeve.

Por disa ekspertë thonë se efektet e një mali artificial mund të ndihmojë në shtimin e reshjeve. Ata thonë se malet rrisin forcën e ajrit, krijojnë re që mund të modifikohen, për të ndryshuar sasinë e reshjeve. Studimi me një vlerë prej 275 paund është krijuar nga shkencëtari Roelof Bruintjes i National Center for Atmosfpheric Research. Megjithatë vendndodhja e malit nuk është konfirmuar ende.

Bruintjes pranon se të ndërtosh një mal artificialisht ka një kosto shumë të lartë, megjithatë ai këmbëngul se kjo i hap rrugën e zgjidhjes krizës së reshjeve në Emirate.

“Nëse projekti është shumë i shtrenjtë për qeverinë, logjikisht nuk do të zbatohet, por kjo u jep atyre një ide të alternativave për një të ardhme afatgjatë”, ka thënë shkencëtari.

Emiratet e Bashkuara Arabe janë vendi më i nxehtë dhe më i thatë në planet, me termometrin që në verë shënon shifrën e 50 gradëve.

Please follow and like us: