Albspirit

Media/News/Publishing

Francë, del në treg parfumi që të dobëson

Nga Franca, kompania e modës Veld’s, ka hedhur në treg një parfum revolucionar ‘Prends-Moi’. Tipar i tij dallues është se ju bën të humbni peshë, ose të paktën ndihmon për të shmangur vënien në peshë, pasi ka një efekt, që për shkak të aromës redukton nivelin e stresit dhe të oreksit tek femrat;  duke i ndaluar kështu që ato të largohen nga ushqimet e panevojshme.

I përbërë nga aromat e bergamotit, mandarinës, jargavan dhe lule cananga-s, parfumi kur bie në kontakt me lëkurën, çliron endorphinë, hormoni që prodhon lumturi.

Përveç kësaj, produkti përmban një agjent dobësues, i përbërë nga kafeina, ekstraktet e carnitinës dhe spirulinës, që ndihmojnë në djegien e yndyrës në trup.

 

Please follow and like us: