Albspirit

Media/News/Publishing

Gjendet në Stamboll piktura e vjedhur e Pikasos

 

Policia turke ka gjetur një pikturë origjinale të artistit spanjoll Pablo Pikaso që i përket shekullit të 20, dhe ishte grabitur në shtëpinë e një koleksionisti në SHBA. Piktura është zbuluar më 30 janar pas një hetimi disamujor. Grabitësit e pikturës ishin duke u përpjekur ta shisnin veprën e artit të quajtur  ‘Woman Dressing Her Hair’, kur u kapën nga policia.

Efektivët e policisë u shtirën si blerës potencialë të pikturës, të cilën shitësit e saj e kishin vlerësuar 8 mln dollarë, ndërsa pas negociatave policët e infiltruar kishin rënë dakord ta blinin për 7 mln, raporton agjencia turke e lajmeve Anatolia.

Policët i takuan shitësit e pikturës në një kafe e më pas në një jaht në marinën e Stambollit, ku dy të dyshuar u vunë në pranga. Nuk është e qartë se kur është vjedhur piktura në New York. Gruaja në pikturën e vitit 1940 është Dora Maar, e dashura e Pikaso. Vepra e artit thuhet se pasqyron marrëdhënien e përkeqësuar të piktorit me muzën e tij të përjetshme.

 

Please follow and like us: