Gjykata urdhëron qytetarin: Fshij fotografitë intime të ish të dashurës
Një vendim i çuditshëm i është dhënë nga gjykata një qytetari në Gjermani. Ai është urdhëruar që të fshijë të gjitha fotografitë intime që ka pasur me ish të dashurën e tij, me pretendimin se nuk kishte të drejtë që t’i mbante më ato.
Gjykata Federale gjermane tha se gruaja ishte pajtuar që ai të mbante fotot, por leja ka përfunduar në momentin kur marrëdhënia është ndërprerë. Sipas gjykatës, mbajtja e fotove dhe videove intime të dikujt cenon të drejtën e privatësisë, edhe në rast se ai nuk e ka ndërmend që t’i shpërndajë ato me dikë tjetër.
Në shumë vende të botës, pas ndarjes çiftet hakmerren ndaj njëri-tjetrit duke publikuar fotografitë e ish-partnerit. Kjo u sjell pasoja të rënda psikologjike në shoqëri dhe Gjermania duket se e ka të zgjidhur një problem të tillë.
Please follow and like us: