Albspirit

Media/News/Publishing

Hitleri kishte vetëm një testikul dhe vuante nga depresioni

Hitleri kishte vetëm një testikul. Në terma mjekësor, anomalia quhet cryptorchidism. Një gjë e tillë është shkruar në raportin e mjeku të burgut Landsberg Josef Brinsteiner, në vitin 1923, kohë kur Hotleri u mbyll aty pas puçit të dështuar të Monakos.

Brinsteiner, pasi e vizitoi, diagnozën e shkroi në një dokument, që u zhduk ndër vite. Raporti mjekësor u bë publik vetëm në vitin 2010, kur doli në ankand. Më pas dokumenti i mor për tu ruajtur në arkivin e shtetit, në Bavari.

Më pas dokumenti ra në dorën e historianit Peter Fleischmann, i cili përpara se ta bënte publike një gjë të tillë, u konsultua më parë me mjekët ekspertë. Në një libër prej 552 faqesh, ai ka shkruar për jetën e Hitlerit  gjatë periudhës që ka qenë në burg, 1923-1924, vit kur Hitleri ka shkruar edhe librin e tij “Mein Kampf”.

Gjatë kësaj kohë ai nuk ishte i famshëm. Dy javë përpara se ai të dilte nga burgu, në dokumentet mjekësore thuhet se ai ka vuajtur nga depresioni. Mjeku Brinsteiner ishte një nacionalist i zjarrtë dhe historianët besojnë se kjo çështje politike, është arsyeja që sekreti për cryptorchidism ka mbetur sekret për kaq shumë kohë.

 

Please follow and like us: