Holandë, seks në këmbim të leksioneve të makinës
Instruktorët e makinave në Holandë, tashmë janë të autorizuar ligjërisht për të ofruar leksione guide në këmbim të seksit për kursantë mbi 18 vjeç, por nuk është e ligjshme e kundërta, siç është sqaruar nga qeveria pas polemikave të hapura nga miratimi i ligjit të ri, “Ride for Ride”.Prostitucioni është i ligjshëm në Holandë, kështu, nëse një person është në zotërim të një licence për të ushtruar profesionin e instruktorit dhe paguan taksat për punën e tij, me këtë ligj të ri mund të kryejë efektivisht këmbimin e paraqitjes.
Por jo të gjithë e kanë pritur mirë ligjin e ri, mes tyre kristian-konservatori Gert-Jan Segers, i cili ka kërkuar ta bëjë të paligjshme këtë praktikë.
Ai ka thënë se kursantet mund të mos kenë licencë për të ushtruar prostitucionin dhe se nuk do të ishin në gjendje të deklaronin punën e tyre tek instancat shtetërore, duke paguar detyrimet tatimore.
Ministrja e Transporteve, Melanie Schultz van Haegen dhe ai i Drejtësisë, Ard van der Steur, e kanë mbrojtur ligjin përmes një letre dërguar Parlamentit. “Nuk bëhet fjalë për ata që ofrojnë aktivitetin seksual pas kompensimit, por për ata që ofrojnë një leksion guide”.
Please follow and like us: