Albspirit

Media/News/Publishing

Komuna ndalon minifundet në zyrë

 

Nuk ka më minifunde në zyra, është “e papërshtatshme”. Urdhri për punonjëset, shumë i ashpër, vjen në Niew West, një nga komunat më të mëdha të Amsterdamit dhe mes më të populluarve nga emigrantët myslimanë. Mund të jetë pikërisht ky motivi i ‘e mail’-it të drejtuesve: ndjeshmëria e njerëzve të besimit mysliman.

Por një gjë e tillë, sipas asaj që shkruan gazeta italiane “Corriere della Sera”, ka shkaktuar polemika. Komuna e kryeqytetit më të hapur në Europë, është shënjestruar në “Twitter” nga batuta, ironi dhe akuza të ndryshme. Ka lëvizje të së djathtës që flasin për nënshtrim para Islamit, që paska pasur një tjetër ‘e mail’ akoma dhe më të ashpër se ai i dërguar, me kërcënime me masa administrative kundër “paturpësive”.

Duket se deri tani punonjëset nuk e kanë zbatuar urdhrin, duke vazhduar të veshin si në ditën e parë të punës funde dhe minifunde.

Ka pasur nga ana tjetër edhe një hap tjetër të Komunës, që nuk ka shërbyer për të qetësuar gjakrat. Është shpërndarë një komunikatë e dytë për të saktësuar që  nuk ka “asnjë direktivë që ndalon veshjen e minifundit” dhe shpjegohet se ajo thirrje ishte bërë “me qëllim për të sqaruar një diskutim të brendshëm”.

Çfarë do të thotë? Një televizion privat ka hetuar: gjithçka ka lindur, sepse një punonjëse ka shkuar në bankë me një fund jashtëzakonisht të shkurtër. Pra, shikoheshin të pasmet. Që këtu ka lindur diskutimi. Por Komuna, përmes “Twitter”-it, ka thënë që “punonjësit duhet të vishen në mënyrë të kujdesshme dhe korrekte. I takon atyre të vendosin se si…”.

 

Please follow and like us: