Albspirit

Media/News/Publishing

Meshkujt “tremben” nga femrat e zgjuara

meshkuj-femraSipas një studimi nga “Personality and Social Psychology Bulletin”, meshkujt ndihen të kërcënuar nga femrat më inteligjente se ata.  Autorët e studimit, Lora E. Park, Ariana F. Younge dhe Paul W. Eastwick kanë bërë një eksperiment të vërtetë psikologjik për të konfirmuar argumentin e tyre.

Eksperimenti ishte e ndarë në dy seksione. Një grup prej 105 meshkujsh janë vënë në kontakt me dy femra: e para kishte marrë rezultate të shkëlqyera në gjuhën angleze dhe matematikë,  dhe ishte shumë më superiore ndaj meshkujve; e dyta kishte rezultate më pak të mira se meshkujt në matematikë dhe anglisht.

Në pjesën e parë të studimit, meshkujve iu është dhënë një test që mat inteligjencën e tyre (koificenti i inteligjencës). Pas përfundimit të testit, atyre iu është thënë se do të takonin një grua që në këtë lloj testi ua kishte kaluar.

Rezultati? Pjesa më e madhe e meshkujve  e kanë distancuar veten nga ajo dhe papritmas atyre iu është dukur më pak tërheqëse. Të paktë ishin ata që kishin dëshirë të dilnin me këtë femër. Sipas kërkuesve, eksperimenti zbuloi që ai grup meshkujsh është ndjerë i kërcënuar nga koificenti i inteligjencës së vajzës, e për pasojë humbi interesin përballë saj.

 

Please follow and like us: