Miliarderi arab, paradë me flotën e makinave të tij prej ari në rrugët e Londrës
Për shumë njerëz një udhëtim jashtë shtetit do të thotë maksimumi një makinë e vogël e marrë me qira për të lëvizur në vendin ku ke shkuar.
Por për një njëri, të dëshpëruar për të ruajtur të paprekur reputacionin prej miliarderi, një fundjavë pushimi në Londër do të thotë thjesht një tjetër vend ku mund të demonstrojë makinat e tij super të shtrenjta.
Një miliarder nga Arabia Saudite mbërriti si turist në kryeqytetin britanik, i armatosur me flotën e tij të automjeteve luksoze lyer me flori, me një vlerë më tepër se 1 mln paund.
Makinat, ku përfshihej një Mercedes G63, me vlerë 370 mijë paund, një Bentley Flying Spur me vlerë 220 mijë paund, një Rolls-Royce me vlerë 350 mijë pound dhe një Lamborghini Aventador SV me vlerë 350 mijë paund u panë të parkuara para hotelit me 5 yje ‘Mandarian Oriental’, për ta shoqëruar më pas miliarderin arab nëpër qendrat më në zë të qytetit.