Albspirit

Media/News/Publishing

Moda e fundit e xhinseve në Tiranë

Kjo vajzë me një veshje përtej ekstravagancës ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve sot në rrjetet sociale. Ajo është fotografuar pranë një kafeje në kryeqytet me një palë xhinse të cilat nxjerrin zbuluar të pasmet e saj. Fotoja është publikuar nga faqja “Jeta Osh Qef” me mbishkrimin “Kur e kërkon famën me shpatulla”. Por mesa duket kjo “ironi” nuk e ka shqetësuar aspak balerinën Kristjana Ibro e cila e ka shpërndarë foton në profilin e saj në Facebook duke i bashkëngjitur edhe shkrimin, “S’na lenë rehat as paparacët”.

 

 

Please follow and like us: